• |
ide | kryesore

Tirana buzëqesh: me Kukësin mendon finalen. Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës

Sport
Tirana



Të gjithë dëshironin Kukësin, por në fund buzëqesh Tirana. Bardheblutë do të luajnë gjysëmfinalen kundër vendit të fundit në renditje, ndërsa dy kryesueset përballen me njëra-tjetrën. Kështu vendosi shorti i hedhur sot për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin futbollistik 2023-2024.

Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Kukësi ishin të mbeturit në lojë. Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe dy çiftet gjymëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë që janë: Kukësi– Tirana dhe Egnatia– Vllaznia. Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 3 prill dhe 24 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 14 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Kukësi– Tirana (3 prill)/ Tirana– Kukësi (24 prill)
Egnatia – Vllaznia (3 prill)/ Vllaznia– Egnatia (24 prill)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *