• |
ide | kryesore

Osmani në Tiranë: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku nuk ka përfaqësim

Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova përballet sot përballet me sfida të sigurisë ndaj ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për t’u bërë zëri i saj në institucionet ku nuk ka përfaqësim.

“Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme. Serbia akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut”. “Është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para se gjithash, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë të unifikuar. Siç kemi pasur nevojë edhe më parë, sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë, sidomos që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare ku Kosova ende nuk ka përfaqësim. Përderisa politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet në agresion institucional kundër Kosovës në baza të rregullta, Osmani tha se “ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë, e po ashtu edhe për përkrahjen e partnerëve euroaltantikë”.



2 Comments

  1. Mesiguri pasi e degjoj kete refrenin e merzitshem te Vjoses e Albinit (qe po bie shpesh ne vesh te shurdhet), ambasadori shqiptar ne Keshillin e Sigurimit do kerkoje miratimin e nje rezolute qe denon gjenocidin serb ne Kosove. Jam i sigurte qe do e bej kete gje, se rralle na vjen radha per te qene pjese e Keshillit te Sigurimit (bile me siguri mund mos t’na vije me radha ne kohen tone)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *