• |
ide | kryesore

Robbie Williams tregon incidentin e ndodhur në skenë

Paparazzi



Robbie Williams ka rrëfyer së fundmi një incident të ndodhur në skenë.

Këngëtari i Take That përshkroi përvojën e vitit 2011 në Instagram javën e kaluar, duke fajësuar helmimin “e tmerrshëm” nga ushqimi.  “Jashtësh*ita në pantallona. Por, ruajta qetësinë time dhe u përkushtova në performancën 100 për qind. Ishte e tmerrshme. Për fat të keq na u desh të anulojmë një shfaqje në Danimarkë për shkak të kësaj. Unë ende ndihem keq.”

I nominuari për Grammy nuk është muzikanti i parë në muajt e fundit që pranon se ka bërë jashtë*itje në mes të shfaqjes. Në korrik, Joe Jonas bëri shaka se kishte nevojë për terapi pasi kishte nevojë të bënte një “ndërrim të mesit të garderobës” duke lëshuar “pak shumë”  ndërsa kishte veshur rroba të bardha.

“Nuk ishte aq e madhe sa mendoja. E tillë është jeta,” u tha ish aktori  i Disney Channel dëgjuesve të podcast-it të “Will & Woody” në atë kohë. “Kjo u ka ndodhur shumë artistëve. Unë i kam paguar detyrimet e mia dhe ndihem sikur jam pjesë e ndonjë klubi sekret tani.” Përveç Williams, artistë të tjjerë që janë përballur me situata të tilla janë edhe Chris Brown dhe Ed Sheeran./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *