• |
ide | kryesore

Ndërron jetë Steve Harwell

Paparazzi, Slider



Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit amerikan Smash Mouth, Steve Harwell, sipas mediave të huaja.

Menaxheri i grupit tha më parë se Harwell ishte në fazat e fundit të jetës, pasi mëlçia e tij nuk funksiononte më. Në një deklaratë të dhënë për Rolling Stone dhe CNN, Robert Hayes tha se Harwell vdiq “i rrethuar nga familja dhe miqtë”.

Smash Mouth theu rekord në vitet 1990 dhe 2000 me hitet: All Star, Walkin’ on the Sun dhe I’m a Believer.

Harwell u tërhoq nga grupi në 2021 për çështje të shëndetit fizik dhe mendor.

Muzikanti, i cili luftoi me alkoolizmin, u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati në vitin 2013; dhe më pas një gjendje neurologjike ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.

Por vendimi i tij përfundimtar për t’u larguar nga Smash Mouth erdhi pasi ai u shfaq i dehur në një performancë në Nju Jorku, ku u filmua duke ngatërruar fjalët e tij dhe duke i bërtitur audiencës.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Smash Mouth, Robert Hayes, konfirmoi për mediat amerikane më 3 shtator se këngëtari ishte në fazat e fundit të jetës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *