• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zjarri masiv në Lushnjë, arrestohet personi që ndezi flakët

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr lushnjë



Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me ullinj fshatin Zhamë në Lushnjë. Nga flakët u rrezikuan edhe disa banesa. Në këtë zonë terreni është i vështirë edhe pse zjarrfikësit po punojnë për të neutralizuar flakët. Dhjetëra hektarë ullishte janë nën pushtetin e flakëve. Forca të policisë kanë shkuar në ndihmë të zjarrfikëses.

Policia njoftoi se pas marrjes së njoftimit ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat një person të dyshuar për vënien e zjarrit. Sipas uniformave blu u shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore procedurale për Ramadan Zoga, 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme.

Policia thotë se në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Fierit, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në Lushnjë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla që ka parë nga afër situatën e krijuar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *