• |
ide | kryesore

Enigmat e bashkimit të dy grupimeve “armike” në PD

Arkiva, Kryesore, Lajme
berisha bardhi



Mbledhja e përbashkët e dy grupimeve armike në PD, e thirrur nga kreu i grupit më të madh parlamentar opozitar, Gazmend Bardhi, pavarësisht se u ‘shit’ nga pjesmarrësit si një arritje që mezi e priste elektorati opozitar, ka ende shumë mistere dhe të panjohura. Ndonëse ajo shërbeu për të nxjerrë në pah vlerën reale që ka Lulzim Basha dhe ndjekësit e tij në vathën opozitare, ndonëse ajo përforcoi edhe me tej pandehmat për sjelljen e tyre si vegla të pushtetit, ajo mbetet larg të qenit bindëse.

Dhe këtë nuk e zhbën as fillimi i nismave të përbashkëta të 43 deputetëve për të koordinuar punën në parlament apo për të punuar për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ka disa dilema që ende qëndrojnë pezull…

A do e pranojë Berisha, Bardhin si numrin 2 të PD-?

Bashkimi do të jetë real dhe do të ketë kuptim, jo vetëm si bashkëpunim në grupin parlamentar, por nëse shtrihet në të gjithë riorganizimin e opozitës. Po a do ta pranojë Berisha Bardhin si figurën numur dy të bashkimit të ri? Logjike do të ishte që i gjithë grupi që u shkëput nga vula e mbajtur peng prej Edi Ramës, të jetë i përfaqësuar në hierarkinë e re të opozitës dhe i garantuar në karierën e së ardhmes.

Por kjo nuk mund të fillojë pa njohur Bardhin si shef të grupit të përbashkët parlamentar madje dhe me funksione në organigramën e re. Por ngërçi i kësaj është se Bardhi nuk e njeh “rithemelimin” si trashëgimtar të siglës dhe vulës së PD. Madje ai është i përfshirë në konfliket ligjore për të fituar kryesimin e grupimit tjetër, atij të Bashës, që ai e konsideron një kryetar ilegal. Në këtë kuptim, integrimi i dikujt në një strukturë të cilën ai nuk pranon ta njohë ngjan absurd. Pra në këtë pikë gjithçka rimbetet për tu shpikur.

Si do kapërcehet “non grata”?

Problemi më i madh që mbetet për tu tejkaluar është ai i zhbërjes së përjashtimit të Berishës. Bardhi dhe gati 20 deputetët që e mbështesin kanë ngritur dorën për ‘ngrirjen” e doktorit, për sa kohë ai të qe i shpallur non grata nga SHBA.  Ata përsërisnin të njëjtat argumenta që vazhdon të thotë si papagall Basha edhe sot, pra ato që ruajtjes së partneritetit strategjik me Amerikën. Duke qenë se të 43 deputetët që u mblodhën të martën në hotel Tirana e quajnë veten trashigimtarë të PD-së të dalë nga zgjedhjet e prillit 2021, para tyre shtrohet dilema e rikthimit të Berishës në grup. Një mbështetëse nga të tijat, e zgjedhura e Korçës, Sorina Koti, nuk dihet nëse me kokën e saj apo se ia kishin kërkuar, ngriti një pyetje gjatë mbledhjes së përbashëkët. “Çfarë do ndodhe me deputetet e përjashtuar”?

Vetë Berisha i dha asaj një përgjigje qetësuese, sikur nuk kishte nxitim për këtë. Nga ana tjetër Bardhi i pyetur nga shtypi e anashkaloi temën duke thënë se “këtu ishim mledhur të gjithë” dhe se vijimi qe procedurë që do kryehej nga ekspertët. Në fakt, rintegrimi i Berishës dhe i atyre që u përjashtuan si mbështetës së tij, është kusht themelor për krijimin e një grupi të unifikuar. Në këmbim të kësaj rithemelimi, mund të pranojë të njoh Bardhin për shef të opozitës në parlament. Dhe nëse kjo nuk ndodh, të dyja palët mund të regjistrohen si grupe të veçanta në kuvend, gjë që ligjërisht mund të  bëhet vetëm brenda muajit shtator. 

Dilema afatgjatë, si do shkohet në zgjedhje?

Përpos këtij bashkimi, që ende është tejet i paqëndrueshëm, përpara këtyre 43 deputetëve opozitarë ka edhe një enigmë afat gjatë. Si do përgatitet ky grupim për zgjedhje?

Nga njëra anë Berisha dhe të tijët janë të ngërthyer në një konfikt ligjor për vulën dhe siglën e PD-së. Nga ana tjetër edhe Bardhi ka hapur një të tillë, pasi nuk njeh rizgjedhjen në mënyrë uzurpuese të Bashës. Por, sado të drejtë të kenë në parim, një gjë është e qartë. Të dyja këto beteja ligjore janë të humbura. Edi Rama ka vendosur ta mbajë të përçarë opozitën dhe gjykatat nën thundrën e tij do të njohin si PD vetëm grupin e Bashës.

Atëherë pyetja lind: A mos duhet të mendojë opozita reale e vendit regjistrimin me një emër tjetër? A mund t’i lejojë ajo vetes të hyjë ilegalisht në zgjedhje duke përdorur partinë e Ilir Metës dhe duke mos pranuar që pushteti t’i caktojë edhe se kë do shkruaj si lider në fletën e votimit? Ndonëse 2025 duket ende larg, opozita duhet të ndërgjegjësohet tani se sigla dhe flamuri i PD janë sekuestruar përfundimisht nga Edi Rama.

©Lapsi.al



24 Comments

    1. Jooo, o i pa udhë.
      Mjafton që Gazi, të pranojë që Muli t’ja çajë norrën e bithës, dhe gjithça zgjidhet.

    2. E vërtetë kjo. Sa luante ky Bardhi, herë me Bashën herë me Foltoren, ishte njëfarë interesanti. Tani që u bë definitivisht kurva e Saliut sikur i doli boja fare. E patë Saliun kur doli nga takimi, i shëndrisnin sytë, dhe kthente kokën pas – “prit, se do ju informojë Bardhi”. Më erdhi keq për Bardhin. Bëri si pidh i bukur për dy vite, por te kari Saliut përfundoi në fund. Njëlloj si ata baxhellat tjera

  1. Pavaresisht se Ramen e kam vdekje, nuk ka sekuestruar gje ai por Luli. Fajtori eshte Berisha qe si viktime e McGonigal u shpall non grata nderkohe Luli e dinte cpo i behej. Te perqendrohen te lufta me Lulin ne fillim, aksione me hedhje veze dhe mielli ne koke, shperfytyrojeni ate frikacak! Me Edi Ramen do merret greku dhe Amerika, i ka dale nga kontrolli babezia per para dhe prona!

  2. Bravo Andi Bushati !
    Mund te kete shume opsione ligjore, por regjistrimi i opozites me nje emer perbashkues do te ishte premise per te zgjeruar edhe per tej grupin Parlamentare, madje perte numrit 43 te députeteve, si dhe per te ofruar alterntiva te reja per demokratet.

    Ndoshta keshtu zgjidhet edhe ngerçi pluralizmit shqiptar ku bie numri i popullsise dhe shtohet ai i partive me anetaret qe kane shume tesera partish neper xhepa, te cilat i perdorin si karta bixhozi…

  3. Bravo Andi Bushati !
    Mund te kete shume opsione ligjore, por regjistrimi i opozites me nje emer perbashkues do te ishte premise per te zgjeruar edhe per tej grupin Parlamentare, madje perte numrit 43 te députeteve, si dhe per te ofruar alterntiva te reja per demokratet.

    Ndoshta keshtu zgjidhet edhe ngerçi i pluralizmit shqiptar ku bie numri i popullsise dhe shtohet ai i partive me anetaret qe kane shume tesera partish neper xhepa, te cilat i perdorin si karta bixhozi…

    1. GIMI,je kohor e faktik,i ke thene ne koment BRAVO, e tua, per me shume prishet.Le ta marrin si program mendor e zbatues kush ta kuptoi realitetin e komentit tend,TE LUMTE te MADHE,demokrat.

  4. Gjithcka eshte bere per ti dhene kohe dhe kredanciale opozitarizmi Sali Kulles dhe per te mbajtur te pa cenuar boshtin e se keqes Rama’Berisha-Meta.

  5. Këtu fajin kryesor e ka Basha që për lëkurën e tij investoi bashkë me Ramën të nxirnin jashtë loje Berishën me nongradën duke e përjashtuar nga grupi parlamentar.Dhe sigurisht pjesa më e madhe e këtij grupi duke qenë se ishin vendosur nga Basha hynë në vallen e tij.Berisha si një politikan klasi e kapi dhe kuptoi që Basha ishte nën trysninë Amerikan majtiste Sorrosiane për shkak të hetimeve të parave të lobimit që ishin të dyshimta. Gjërat brenda PD evoluan në shkëputjen në masë të anëtarësisë që dhe ata e kuptuan që diçka negative po luhej ndaj PD.Foltorja tregoi që kishte shumicën si në kuvendin e 11 dhjetorit por dhe zgjedhjet lokale.Nuk kishte reflektim nga grupi minorancë dhe me ndihmën e Ramës morën vulën.Me riardhjen e Bashës më në fund e kuptuan se ishte strumbullari për shkatërrimin e PD.Dhe e ashtuquajtura non grada tashmë përfundimisht ra plotësisht nga mos prezantimit të asnjë dokumenti deri tani pas 2 vjet e kusur.Skandalet e qeverisë Rama ,nevoja për një opozitë të bashkuar thirri në shpirtin demokrat këtë bashkim.As kanë për t’u konsideruar më se ç’thotë Amerika që në fakt s’po flet fare nga diskretitimi që i bënë vetes karshi demokracisë shqiptare duke marë vendime politike në dëm të së djathtës e ne mbështetje te diktatorit Rama.Amerika duhet respektuar e kur ajo kalon cakun duhet kritikuar.

    1. Gimo qenke jerm fare. Keto qe je rrekur ti thuash si perralle kalamajsh i kemi degjuar te artikuluar shume me mire nga vete non grata. Hani bar dhe Saliun mos e tradhtoni se keshtu ka thene edhe idhulli i pare i partise se Berishes vete Dulla i Pare E. Hoxha.

  6. Ne politike eshte thene fjala,,jo kuurre nuk thohet, andaj pse ju duket cudi dyshjaBerisha, Bardhi .Sot me shume se kurre , kush e din, e ndjen vehten demokrat, e njerezit indiferente, qe kane ne kurriz vuajtjet e te keqiat e ketij pushteti, duhet te perkrahe cdo nisiative deri ne largimin e qeverise se krimit.Prockullat me anti amerikanizem, apo me nongrata, der me sot jane te deshtuara, e konspirative qe ky pushtet e kokat e qelbura te tij, i bejne qe opoziten ta demtojne e percajne sa me shume.Kjo qeveri, eshte komplet me renegate te sorosit, e vertetuar, ashtu ndjek dhe politikat e saj si ne politike, ashtu dhe ne ekonomi.Keta nuk mund te quhen parti, por sekti soros.Kjo e vertetuar edhe ne politikat nderkombetare, por sidomos me Kosoven.

  7. GIMI,je kohor e faktik,i ke thene ne koment BRAVO, e tua, per me shume prishet.Le ta marrin si program mendor e zbatues kush ta kuptoi realitetin e komentit tend,TE LUMTE te MADHE,demokrat.

  8. Njerez refuzoheni berishizmin, sepse jane te pamoralshem e qesharak. E kane kthyer politiken ne nje cirk ciganesh.

  9. shumë në “Foltore” vazhdojnë t’i mbajnë shpresat tek Berisha, një lider “i vdekur” politikisht, “i varrosur” ndërkombëtarisht, për të kuptuar se ata e kanë një emergjencë ekzistence të kenë mes tyre një politikan si Bardhi. Edhe pse sot ende nuk e dinë.Gimi arrite dhe ti lepish bythen dhe Gaz gei mbas salihut metaj tani perfundove te bytha e kavajsit te lumte o cecen salihist

  10. “Babi i Zenit” ka qenë fraza e përdorur nga Gazment Bardhi në çdo përballje me deklaratat ku akuzohej nga Berisha për ‘vrasjen’ e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

    1. gazbardhi e ka b ythen keq, pasi hengri karin nga rama po shkon ti beje gojore berishes

      ne fakt doktori eshte shpirtmadh dhe i njerezishem nuk merre me gjera ordinere e bastarde, gazit i tha te merrte nismen , mbase dicka do dale dhe per gazbardhin

  11. Keta patronazhiste komentues nuk jane me shume ne komentet e tyre se se ish spiunet e siste.it nga kane ardhe.Kaqe mire e bejne raportin ne koment, sa sot Berishen do e kishin zhdukur nga mllefi qe shkruajne e shfaqin.Po ti mblidhni akuza, shpijet monstruoze , por teper banale, jane me siguri te dala nga laboratori obskurant rilindas, me qelli, jo dhe fort per te goditurBerishen, po me te shumtiPDne,. Kjo, ky ka qene e mbetet qellimi i bijeve te kurvit, si pasardhes te kodosheve,, morrat e kuq.

  12. Ramiz alia ne mbledhjen e byrose politike menjehere pasi erdhi nga pjesmarja e tij neSesionin e athershem te asamblese se OKB ju a tha hapur komunisteve kriminela ne ate salle .Jemi me shpatulla pas murit.E kemi koken jo vetem une por te gjithe ju ne gijotine.Ne rumani gijotinen e mori vetem caushesku me gruan e tij,por nese sapim rruge plularizimit gijotinen sdo ta kem vetem une ,por edhe ju te gjithe bashke.Fatin e causheskut do ta kem une dhe ju te gjithe bashke me mua,nese sapim rruge plularizmit..Prandaj sot ne me hire,apo me pahire do ligjerojme plularizmin ne shqiperi..Asnje ne salle spitetiu,por shume ju vajten djerse te ftohta.Ramizi e priste kete dridhje qe do ju jepte kercenimi i tij qe ju beri krahasimin me causheskun dhe aty ju tha.Mos u fiksoni ne jemi komunista [ shenimi im jemi vrasesa dhe qenbirqensh ,shpifsa,mashtrusa te peshtire] sdorzohemi kollaj.Ne kemi parane.Ate para do ta shperndajme ndermjet vetes tone dhe antareve me besnik te partise sone.Me ne,me njerzit tane ne sigurimin e shtetit, me propaganden tone me njerzit tane qe do i mbushim ne rjetet sociale legale dhe ilegale, me bandat qe do krijojme do ti friksojme do i kercenojme,do i burgosim me denoncime fallco,me shpifje deri dhe do i vrasim kush nuk bindet,pushtetin kurre sdo na i marin edhe po ju a dhame ndonje apo dy legjislatura ,se skemi rruge si te bindim nderkombetaret,ata kurre nuk do ta kene pushtetin de fakto.Kjo eshte nje e vertete edhe ne kete moment,se si keto qenie antinjerzore,vrasese, i jane sulur nje tentative per bashkim te opozites kundra kesaj pjelle te lindur ne 39 dhe te krijuar nga armiku me i madh dhe vrasesi me i madh i kombit shqiptare dhe sot e kesaj dite i komanduar nga ta serbia,jane sulur me analiste, media,televizjone si nje bishe e terbuar per ta demotivuar dhe baltosur te gjithe keta 48 deputete,qe kane menduar qe po svendosem te behemi bashke dhe mos ta lejojme ramen ,qe e ka kthyer shtetin,parlamentin,qeverine dhe gjithe jeten politike,ekonomike,shoqerore si pronari,sulltani dhe gjithe shqiptaret jane sklleverit e tij,ku si i teket heq ve con ne spak,vret keti mbushet mendja,apo ke i thot vucici.Zben zgjedhe dhe i mbush vete fletet e votimit dhe i jep mandate ke do vete ai dhe aq sa mandate thote do marim pra dy vjeteve dhe pas dy vjeteve,kur vijne votimet aq i vulos vete aq mandate .Popolli jo vetem opozitare po populli shumice e duan kete bashkim dhe presin me padurim shporjen e ketij putini,vucici vrases i popullit shqiptare.Ju deputet qe ju bashkuat kesaj nisme kaq madhore per fatet e kombit shqiptare,mos shkoni ne debatet mediatike te televizjoneve mafjoze te financuara nga rama.Shembulli me i peshtire i ketyre medjave eshte moderatorja grida duma.Nese kjo nuk do ishte plera e rames ajo nuk kishte asnje arsye morale qe ne emisjonin e saj te thirte .Z.Bardhi dhe Z.Gjakmerkaj te ballafaqoheshin per kete moment kapital ,te bashkimit te atyre qe vertet jane shqiptare dhe opozitare te vertete anti-ruso-putin-serbo vucic dhe pleres se tyre rames,fton aty nje nga meanti PD , me anti te djathte me antinjerzor qe kam njohur ne medjat shqiptare,nje nje i pacipei pamoral per ato qe thote dhe ben pleren alban dudushi.E pse do thoni ju pse mos ta ftoje.Normale sot duhet te ishte qe duma te theriste aty ata qe jane ne grupin e lulit dhe aty do ishte debati real dhe i duhur dhe do kishte interes opinioni .Por jo, se ajo eshte pjese e nje tv armike e betuar e PD nje media gibelsjane e partise komuniste dhe kryetarit te saj qe sot eshte plera rama. dhe ja kane rekomaduar te therasi aty plera si dudushi,me nje qellim ta perbaltosi kete bashkim anti ruso-serbo,putin,vucic rama dhe po te shikoni cthote:Thote ju rekomandon te djathteve,PD reale ju duhet te krijoni nje parti te re dhe pastaj te krijoni nje federate dhe kur tja u ligjeroje rama ,ta regjistroni dhe besoj se rama ne 30 do jua rregjistronte,po do thote dudushi cfaj ka rama PD istet kane ikur nmga shqiperia ,ska me PD =ista pa rama do i rregjistronte.Dhe mendoj se rama deri ne 30 sa ti zhduki shqiptaret nga ballkani ,pastaj do thote ku ka shqiptare ne ballkanNuk e di kete dudushin do ta leje te gjalle,se smendoj se do leje ne ballkan ndonje skelete te gjalle shqiptari, qe te thote ndonje qe ketu ne adriatik nga nishi ne arte ka qene toke e shqiptareve dhe e jetuar nga shqiptaret.Deputetet e ketij bashkimi ti bojkotojne moderatore kaq te peshtire dhe skllav te padroneve qe e paguajne si grida duma.Populli me kriminelin antishqiptare rama eshte masakruar,vendi eshte shpopulluar.Beni te pamunduren qe rama mos te ,jo te fitoje,por ta detyroni te mos te jete ne shqiperi dhe pjese e zgjedhjeve te 25 se do jete katastrofa e shqiperise,e popullit shqiptare e kombit shqiptare.Ajo 30 qe thote rama do jem me cdo kushte,me cdo mjet une do jem me hire,apo pahire.Eshte nje plan ugurzi qe mafja sllavo ruso serbo rama do ju bejne shqiptareve,keta armiq te betuar te kombit shqiptare,ku plani i tyre i skicuar nga ta :ballkani sdo kete shqiptare.

  13. Nuk besoj se kete shkrim e ka bere Andi apo Shkulaku! Te dy jane rrogetare te SYRIT dhe Cim Pekes! Shkrimi ka vlera dhe i ben nje analize reale gjendjes sot ne PD! Lider eshte Saliu te tjeret jane obortare edhe Andi edhe Shkullaku fshatar i lindur ne mendime dhe veprime,fshatar qe nuk lahet dhe te jete nje njeri i vitit 2023! keta zgjodhi Argita,midis tyre dhe Lulin dhe Luli zgjodhi Gazin dhe Gazi zgjodhi Saliun dhe cikli mbyllet ketu! Prisni derisa te vdes e Saliu ti merrni patkonjte!

  14. Shikoni deri ku arrijne ne clloje kometesh puro fashiste e injorantesh.Po kush je ti, zarbo qe lutesh per mortje, mbase te vjen ty perpara, ju kodoshe qe nga inati, e shpirtligsia jeni qelbesirat kohore te infektimit te shoqerise, viruse te mbetjeve fosile te baballareve kuqale, kodoshe te vendit te tyre, por te interesit besnike sipas amanetit qe ua lakri.ineliHoxha. Faqezi, e sheh dhe e merr vesht se cben kjo qeveria hajdute, kryehajduti ben rotondo, qe si e si te shtyje agonine.Per te gjitha te zezat tuaja, a e sheh cdo dite se kush ju demaskon,,,vetemBerisha, e kjo su vjen per mbare se aqe e keni kutin, brenda gjerizit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *