• |
ide | kryesore

Përleshje me armë zjarri në një lokal nate në Turqi, 1 i vdekur

Lajme, Të fundit



Përleshje e armatosur në një lokal nate në Turqi. Si pasojë ka mbetur i vdekur 1 person, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë. Shkak i konfliktit u bë ndalimi në hyrje i 3 personave. Ndërkohë është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes.

Ngjarja ndodhi në Nilufar të Bursës në Turqi. 1 prej 3 personave që u ndalua nga rojat e sigurisë në hyrje ka filluar të qëllojë me armë prej të cilës mbetën të plagosur 4 veta që u dërguan në spital. 1 prej tyre nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në urgjencë.

I dyshuari që qëlloi me armë u kap vetëm 500 m larg vendit të ngjarjes nga policia. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *