• |
ide | kryesore

Dy lagje të Elbasanit në zjarr, në hetim dy 13-vjeçarë dhe një tjetër

Lajme, Të fundit
Zjarr



Elbasan

Ndezën zjarre nga pakujdesia, në lagjet “Haxhias” dhe “Shënkoll”, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët (2 prej tyre të mitur).

Zjarret, të favorizuara nga era e fortë, rrezikuan pronat përreth.

Menjëherë pas marrjes së njoftimeve për zjarre në 2 lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në 2 vendngjarjet.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë, ato zjarrfikëse dhe emergjencat civile, kanë bërë të mundur, shuarjen e të dy zjarreve, të cilat për shkak se favorizoheshin nga era e fortë, rrezikonin sipërfaqe të mëdha toke dhe objektet përreth.

Për te dyja rastet janë identifikuar autorët e dyshuar, dhe për ta specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin M. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të ulëta, në pronësi të një shtetasi tjetër;

-dy 13-vjeçarë, të dy banues në lagjen “Shënkoll”, pasi nga pakujdesia, kanë ndezur zjarr, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *