• |
ide | kryesore

Shiste drøgë në lokalin e tij, vihet në pranga 54-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 54-vjeçar është arrestuar në Fier pasi shiste drogë në lokalin e tij. Policia ushtroi kontrolle në lokalin në lagjen “16 prilli”, ku konstatoi se ishte përshtatur për përdorim dhe shitje kokaine në doza.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 50 doza të lëndës narkotike kokainë, 250 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale dhe 3 celularë.

I arrestuari përballet me akuzat: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *