• |
ide | kryesore

Bëhet viral takimi mes Justin Timberlake dhe reperes

Paparazzi, Slider



Fansat po spekulojnë për atë që ndodhi mes Megan Thee Stallion dhe Justin Timberlake në prapaskenë në MTV Video Music Awards të së martës pasi kamerat kapën atë që dukej se ishte reperja duke i bërtitur me zemërim këngëtarit.

Por burimet thanë për ET se takimi ishte në fakt një moment i ëmbël mes të dyve. Sipas tyre  Justin i tha Megan, “Është kënaqësi që të takova”, ndërsa Megan u përgjigj: “Jo jo kjo nuk vlen, kjo nuk vlen, ne duhet të takohemi siç duhet.”

Një tjetër burim i afërt me situatën i tha medias : “Meg e do Justin. Ajo po thoshte “Jo, jo, jo, ne nuk jemi takuar kurrë më parë”. Ishte takimi i tyre i parë dhe ajo ishte e emocionuar”.

Justin u shfaq në VMA të martën ndërsa u ribashkua me shokët e tij të grupit *NSYNC JC Chasez, Lance Bass, Chris Kirkpatrick dhe Joey Fatone për të prezantuar videon më të mirë Pop.

Grupi u ngjit në skenë me duartrokitje të forta, veçanërisht nga Taylor Swift, e cila ishte e entuziasmuar në turmë. Ajo   u trondit edhe më shumë kur e shpallën fituese për videon e saj “Anti-Hero”. Më pas, Justin u përplas me Meg në prapaskenë pas prezantimit të tij. MTV Video Music Awards 2023 u mbajt drejtpërdrejt nga Qendra Prudential në Newark, New Jersey, në orën 20:00. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *