• |
ide | kryesore

Dëshmia/ I del boja ndëshkimit për sy e faqe të Rrajave në Fushë-Krujë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në pamundësi për ta mbajtur të fshehtë videon ku socialistët Rraja të Fushë-Krujës shfaqeshin duke rrahur dy persona me hunj dhe pistoleta, kryeministri Rama u angazhua personalisht në dhënien e një ndëshkimi shembullor, për të përgënjeshtruar hipotezat se kjo lloj barbarie ishte produkt i bashkëpunimit të tij me këta njerëz.

Vendimi i parë që mori ishte shkarkimi i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi për neglizhencën që ky kishte shfaqur me Rrajat.

Vendimi i dytë ishte largimi i deputetit Rrahman Rraja nëpërmjet dorëheqjes. Në një letër publike, ku shpjegoi dorëheqjen Rrahman Rraja i kërkoi personalisht ndjesë kryeministrit Rama për shqetësimin e madh që i kishte shkaktuar dhe që Rama “nuk ia kishte borxh”.

Siç ndodh rëndom kur ka skandale të tilla, nuk munguan as shkarkimet në polici. Shefa komisariati dhe shefa të tjerë të dikastereve në Fushë-Krujë, që kishin qëndruar duarkryq u zëvëndësuan menjëherë.

Kuptohej se qëllimi i këtyre lëvizjeve, me autor kryeministrin Edi Rama, ishte që t’i tregonte opinionit të gjerë se nuk kishte të bënte me skena të tilla të dajakut ditën për diell dhe se ai personalisht kishte forcën e nevojshme për t’u shkëputur nga krimi.

Lexo edhe: Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Lexo edhe: Katër momentet kur shteti la në baltë viktimat e Rrajave të Fushë-Krujës

Lexo edhe: Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me krimin

Për ta bërë më të qartë këtë, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla doli në media që ditën e parë të detyrës me një kërkesë për shefat e policisë: të arrestonin djalin e deputetit Rraja, Rexhepin dhe vëllain e tij, që në filmime shfaqej me pistoletë në dorë. Balla u tha policëve se duhej t’i kryenin këto arrestime edhe pse Ramazan Rraja ishte miku i tij.

Në dukje, masat e marra janë drastike, por rrëfimi i njërit prej viktimave Jashar Majës për Euroneës mbrëmjen e kaluar të çon në përfundimin se të gjitha këto ishin sa për sy e faqe.

Edhe pas ndërrimit të ministrit, edhe pas dorëheqjes së deputetit Rraja, edhe pas ndërrimit të të gjithë shefave të policisë në Fushë-Krujë, Rrajat e shpallur në kërkim vazhdojnë të qarkullojnë të lirë në qytet, tregoi ai.

Për cfarë arsyeje janë mbajt ato brenda dhe nuk kapen autorët? Ata që janë në video me armë. Ku janë në kërkim?” u shpreh ai duke pohuar se personat e shpallur në kërkim janë ende të lirë. VIDEO KETU

“I kam thënë shefit të hetimeve edhe sot. Pse nuk kap autorët që i ke patllake në dorë? “Do t’i kapim” thotë. I thashe edhe shefit të komisariatit pas ngjarjes kur më erdhi në shtëpi. “Do t’i kapim” tha. Po, po. Dmth prit gomar të mbijë bar” tha Jashar Maja, duke rrëfyer se të shpallurit në kërkim kanë dalë hapur në Fushë-Krujë, madje edhe mund të filmoheshin lehtësisht në të njëjtat ambjente ku qëndronin më parë.

Njëri prej tyre, tregoi Maja i ka dërguar edhe fjalë duke i thënë se “do bëj burgun, mbrapa do të më njohësh”.

Dëshmia e Jashar Majës, që pranon se i ka parë në Fushë-Krujë personat e shpallur në kërkim nga fisi Rraja, madje edhe është kërcënuar prej tyre e zhbën të gjithë propagandën qeveritare për ndëshkimet shembullore që u kryen pas daljes së videos. Nga sa thotë i dhunuari, të gjitha lëvizjet në ministri, në grupin parlamentar të PS dhe në polici u bënë për t’i hedhur hi syve publikut.

Sepse në realitet, Rrajat e Fushë-Krujës mbeten të paprekshëm. Edhe pse ligjërisht janë në kërkim ata janë të lirë dhe të paprekshëm. Maksimumi që i prek është ndonjë fshikullim në media për hir të propagandës qeveritare./Lapsi.al



17 Comments

  1. “Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij.

    Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.Si salihu me te gjithe bashkepuntoret e tij te ngushte,vetem maloku ka ngelur nga pd e 1991.doren ne qafe e plumbin ne bythe

    1. E cfare lidhje ka ky karlliku qe ke shkruajtur zotrote , me keta trimat e fushekrujes qe nuk pyesin per shtet. Apo shkruajme karlliqe se na urdheron partia . Po ju vjen ngordhja rilindas , nuk ka me shpetim per ju .

  2. Ore ti vdesin në dru dhe e kane pak..Persa koh që nuk del një trim që ti flas Pushka dhe jo llapa, kështu le të q…të gjith. Popull vemje

  3. vrasja e Kosta Trebickës është rrethuar me mister. Makina e tij u përmbys në rrugë të drejtë dhe trupi kishte mbetur vertikal në rrugë. Personat e parë që mbërritën pranë tij, thonë se biznesmeni ishte ende gjallë dhe kishte dashur t’ju thoshte diçka, por kishte një plagë të madhe pas koke dhe nga goja i dilte gjak.Kujtoni salihun qe nuk te rrihnte ne dru por te fuste plumbin dhe nuk kishe as varr o shpellkare shurranjose,me salihun sot po tall bythen dhe gazi gei kavajsi demonkrat i pd

    1. Nqs ke prova qe maloku ka vra Kosten coji ne spak se i juaji eshte, mos ha mut kot mbas tastiere. Po ti edi me mire se une qe jane fjale te gjitha si puna e historise se Griseldes . Dhe nqs e ka vrare , kjo do te thote qe kta te rrahjave kane te drejte te shqepin njerezit ne dru se i teket atyre. Thirrini mendjes o rilindas kari , se kjo toke eshte e te gjitheve nuk eshte vetem cifligu i juaj o rrace e ndyre .

      1. Fakti se ne 10 vite mavite nuk kane gje tjeter per te thene per z. Sali Berisha veçse te njejtat broçkulla si me pare, madje as pas shpalljes se tij non grata, vetem sa e kane lartesuar figuren dhe staturen e tij. Mungesa e fakteve ndaj llogjeve te morrave te kuq vetem verteton pastertine e figures se Berishes, madje familjarisht kjo gje. Prandaj konspiracioniste te deshtuar, shikoni me mire te justifikoni dhunen, nivelin me te larte te korrupsionit qe kemi patur ndonjehere dhe imigrimin masiv si prova kryeneçe te qeverisjes katastrofe qe keni ngritur.

    1. Berisha për Azem Hajdarin, gusht 1995:

      “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

      Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se çnxirrte nga xhepat.Shpellkare te dashuruar me kriminelin serb salih,cudi te tilla vetem ne shpella ndodhin

  4. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.Ti o malok shpellkar cecene i salihut mos perdor emrin Tirona,ti more pusht qe per salihun shkerdhen motren mamin vajzen mos e bej pis emrin tirona,shko ne pidh te malokes atje te shpella e vicidolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *