• |
ide | kryesore

Tensione në seancë, Bardhi akuzon kryetaren e Kuvendit se ka ndyshuar listën e folësve

Lajme, Të fundit



Gjatë seancës së sotme plenare ka pasur debate mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Bardhi e ka akuzuar Nikollën se ka ndryshuar listën e folësve në foltoren e Parlamentit.

Bardhi pretendon se i ka dërguar një listë të folësve kryetares që ajo nuk e ka respektuar. Mirëpo Nikolla iu përgjigj se nuk ka ndryshuar asnjë listë folësish, por ka miratuar atë shkresë që i ka ardhur nga PD-ja me zotin Basha.

Sipas kësaj të fundit, Basha ia delegon postin e kryetarit të grupit të PD-së në Parlament, Flutura Açkës dhe nënkryetar Kreshnik Çollaku.

Lindita Nikolla: Nuk kam dhënë urdhër për ndryshim liste. Mos bërtisni. Nuk kam hequr asnjë deputet nga lista e folësve. Siç janë dorëzuar listat ashtu do vazhdojmë, nuk kam dhënë urdhër. Mos përplas tavolinën se të nxjerr jashtë fare nga seanca po të doni. Po se jeni ju konfuz kjo krijion konfuzitet për ju por jo për parlamentin. S’ta jap fjalën sa herë të duash ti.

Bardhi: Na bëni teatër këtu.

Lindita Nikolla: Teatrin e bëni ju, teatrin duhet ta bëni edhe në parlament

Nikolla lexoi vendimin e ardhur nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ia delegon postin e kryetarit të grupit parlamentar në Kuvend, Flutura Açkës. Kjo solli edhe irritimin e Bardhit që u çua nga karrigia drejt Foltores për të debatuar nga afër me Nikollën. Në një moment u afrua dhe Garda, por Nikolla i tërhoqi mbrapsht forcat e gardës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *