• |
ide | kryesore

Çuditë e Bashës, merr komisionerë, pa pasur kandidat në Kukës

Arkiva, Lajme, Të fundit
basha kolegji zgjedhor



Lulzim Basha është i palodhur për të prodhuar çudira që nuk do ti kishin imagjinuar as ish deputetë si Kujtim Gjuzi apo Selami Jenisheri në mandatin e kaluar. Ai ndonëse vendosi të mos garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të Kuksit, ka këmbëngulur që të ketë komisionerë për të numëruar votat! Dhe në vijim të ndihmës që i japin gjykatat e pushtetit Kolegji Zgjedhor ka vendosur që çetën e bashës ta konsiderojë si forcën kryesore opozitare.

Komisionit Qendror i Zgjedhjeve e konsideroi Partinë e Lirisë si forcë të parë politike opozitare në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, duke i dhënë dy komisionerë.

Por i njëjti Kolegj, që para 14 majit vendosi se Basha ishte kryetar i PD-së, pavarësisht se dihej botërisht që ai kishte dhënë dorëheqjen, pranoi kërkesë-padinë e kryetarit të vulës Lulzim Bashës për të pasur dy anëtarë në KZAZ-të në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator.

Sipas vendimit, Basha ka të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ  në zgjedhjet ku nuk garon fare ndërsa 1 anëtar e propozon Partia e Lirisë e Ilir Metës. Ndërkohë, Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ. Në garë për Bashkinë, më 24 shtator në Kukës, janë Partia Socialiste me kandidat Albert Halilajn dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Emri Vata.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.Se nuk kupton ky lapsexhiu,komisioneret jane per te pare dhe procesin,pastaj salihu ka ate te vellajit ilir metaj

  2. Nuk është çudia e Bashës por pislliku dhe vullneti i klikës moniste rilindase dhe i celulave të saj në komisionin e zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *