• |
ide | kryesore

Kim Jong Un s’i zë besë Putinit, momenti i sikletshëm me karrigen para takimit në Rusi (VIDEO)

Arkiva, F1, Planet



Miqësia e mirë që tregojnë në publik, nuk do të thotë se medoemos Kim Jong Un dhe Vladimir Putin i besojnë njëri-tjetrit.

Të paktën këtë tregon një video e bërë virale, e cila tregon agjentët e sigurisë së liderit të Koresë së Veriut, që ekzaminojnë në detaje karrigen në të cilën ai do të ulej gjatë takimit me kreun e Kremlinit.

Sigurimi i Kim është parë duke kryer kontrolle rigoroze në karrigen e tij, përpara samitit të tyre të shumëpritur në kozmodromin Vostochny.

Fillimisht, në video shihet një burrë me doreza të bardha dhe kostum të errët që fshin karrigen e zezë me një leckë të bardhë përpara se të dy liderët të ulen për takimin, i cili zgjati më shumë se 4 orë në qendrën hapësinore të Rusisë në Lindjen e Largët.

Agjenti pastron tërësisht karrigen, pjesën e pasme të saj dhe mbështetëset e krahëve, ndërsa në ndihmë i vijnë edhe dy zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut, të cilët qëndrojnë pas tij me më shumë pajisje pastrimi nëse do të nevojiteshin.

Pasi u siguruan se karrigia ishte e pastër nga çdo pajisje përgjimi apo lënë kimike të mundshme, një zyrtar i dytë – i veshur në mënyrë identike me të parin – testoi nëse karrigia ishte e fortë për të përballuar peshën e liderit të tij suprem, që është mbi 130 kg.

Më pas u shfaq sërish agjenti që pastroi karrigen për ta skanuar me një detektor të vogël metalesh.

Një person i katërt, i cili duket se është rus, e vëzhgon nga afër, duke i qëndruar gjithë kohën mbi supe një prej zyrtarëve të Koresë së Veriut.

Është e paqartë përse sigurimi i Kim u investua kaq shumë për të inspektuar karrigen ku do të ulej lideri i tyre, por gjasat janë që ata i druheshin lëndëve kimike vdekjeprurëse si Novichok dhe Polonium 210, të cilat janë përdorur më parë nga spiunët e Putin për të helmuar armiqtë.



3 Comments

  1. Po qe kur shkoi me tren e jo avion u duk me cfare paranojash po shkon. Po ky te pakten nuk ishte aq trim sa te rrezikonte e te mos merrte masa mbrojtese,por llogariteni tash se ai tjetri ne c’hall te madh qe eshte,ai i Bjellorusise dmth, qe frike e paranoje ka sa te duash,por qe sguxon te tregohet dyshues,se pastaj i bie qe spo i beson vellaut te madh. Mos te flasim per kete vellaun e vogel te treshes sllave, Vucderrin, se me cfare frikerash rri e fle, kur cdo dite i rri ne mendje e hamendeson, se si Putini do hakmerret ndaj tij,per tentim-tradhetine qe po don t’ia beje vellazerise sllave. Prandaj jane te denuar keta diktatore te jene bashke,duan apo sduan, ebesojne apo s’e besojne nejri tjetrin.Te pakten keta te tre sllavet, se ky qimja i Korese, u fut panevoje ne kete mes. Po nejsemkur keta varfanjaket bashkojne qindarkat e tyre te mbetura,detyrojne qe pasaniket andej rrotull (Japoni e Kore e Jugut) te rrisin bugjetin ushtarak shumefish me shume se keta,e si perfundim cka fitojne keta? Vetem sa ia thellojne gropen vetes

  2. Hi,

    We noticed your website lapsi.al is only listed in 8 out of a possible 2500+ directories.

    We think lapsi.al you can really benefit from this service.

    Get more traffic, leads and sales by submitting your website to approximately 2500 directories! For only $99 once off! Never has it been easier to promote your website. Just a few inputs and our software will do the rest. No more worries about CAPTCHAs, email verification or manual link building. We’ve automated everything that we possibly could to make submitting your website a breeze.

    Visit us on DirectoryBump.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *