• |
ide | kryesore

Lubonja: Basha humbi besueshmërinë që kur u mbështet tek Rama për vulën

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit. Në një intervistë për News 24, Lubonja u shpreh se opozita në vend ka devijuar energjitë e saj me grindjet mes tyre, në vend që t’i kundërvihet qeverisë. Ai shtoi se grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën kanë humbur kredibilitetin pasi sipas tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.

“Ndërkohë që kemi kaq shumë nevojë për një opozitë të bashkuar dhe për të bërë opozitë ndaj Edi Ramës që ka përditë skandale dhe që po e çon Shqipërinë, sipas mendimit tim drejt një katastrofe që herët ose vonë do të vijë, dhe opozita duhet të punojë në interes të Shqipërisë që ta evitojë këtë katastrofë, shoh që ata janë mbledhur tek ato sherret personale, ambiciet personale. Kemi një Kuvend brenda Kuvendit.

Pra në vend që të kishim një Kuvend me debat, polemika, bashkëpunim, replika mes opozitës dhe mazhorancës ne merremi më shumë me grindjet që kanë këta të opozitës me njëri – tjetrin. Kjo i merr energjitë opozitare dhe e devijon tjetërkund. Në këtë aspekt skenari i Ramës po punon në mënyrë të përkryer, përça e sundo.

Kjo është e përgjithshmja, pastaj kush duhet të jetë kreu i grupit parlamentar apo kush ka të drejtë është një çështje tjetër. Për këtë është absurde që një minorancë me 7 deri në 10 vetë kërkon të jetë udhëheqëse e gjithë asaj PD-je, se tashmë as nuk e ndajmë dot se cila është PD-ja. A ka të drejtë kjo minorancë të drejtojë grupin?

Varet ku e vëmë nisjen e ligjit. Për mua duhet që në kohën kur u bënë dy kongreset duhet të kishte respektim të rregullave. Në atë kohë u pa se ishte Sali Berisha që kishte shumicë, do apo nuk do. Por këta bënë një kuvend tjetër dhe për mua që këtu filloi një bashkëpunim me mazhorancën për të mbajtur pushtetin, apo pronën. Kështu është në Shqipëri, mjafton të mbështetesh tek më i forti për të zgjidhur problemet e tua. Këta (Basha) janë mbështetur tek Edi Rama dhe kanë humbur kredibilitetin.

“Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta. Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta. Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë. Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik” – tha Lubonja.

Sa i përket propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ai u shpreh se ajo do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë.

“Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë. Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai. /LAPSI.al



12 Comments

    1. Lubonja pinjolli komunizmit i cili krenohet me kriminalitetin e pushtetit te babait te tij dhe njeriut te Ramiz Alise ne te djathten shqiptare Sali Kulle Berisha.

      1. Jane njerez te dobet.Kerkojne te hahen me Ramen. Po Rama i ka parakaluar keta… yhyyy… para sa shume vitesh! Rama eshte solid. E njekohesisht aq likuid.

        Ndersa keta te tjeret jane thjesht ca te rrohitur… ca debile pa lidhje.

        Thjesht bundra mediatike. Te konsumuara!

        Gricej me Kadarene ky rrota karit para ca vitesh! Pu pu pu! O tempora o mores!

        Cfare budalle!

  1. Lubonja te shohi te tashmen e te ardhme e PD e jo “Në atë kohë u pa se ishte Sali Berisha që kishte shumicë” Antaresia e PD e votuesit sot e kane bindjen se Berisha eshte nje i vdekur politikisht dhe i dhane mbeshtetje Bashes. Ju pelqen apo sju pelqen PD sot per sot eshte Basha kryetar.

  2. A me të vërtetë o Astrit?Po mirë jo më larg se 14 maj kush i mori 600 mijë vota? Berisha apo Rama?Dhe të mendosh që vjedhja kolosale që ju bënë atyre zgjedhjeve!! Dhe ti ke bindjen që i dështuari Basha do ringrijë PD? Këtë e thua se je patronazhist, kjo dihet por dhe të thuash që ai është kryetar i PD na bën të gajasemi me shakanë tënde.Ti e di mirë si është ai kryetar.E di mirë që e ka vendosur Rama me shtetin e tij monist.Apo jo???

  3. Komunalisti, Plikaris na e paska studiuar vepren madheshtore te padronitRama, kjo nga elozhet apo reklamat qe mbase paguhet kjo lyre.Ta mbrosh sot kete pushtet, te thuresh elozhe per kapo banden e pushtetit me te deskritituar nga te tera anet qe vazhdojne e vazhdojne skandalet, ka fytyre zinj qe nuk u ben pershtypie, por me furcet e bojaxhiut Rama na shperfaqet ne koment.E hajde te mos u thuash BIRA KURVI.

    1. Jo nuk eshte i diskredituar, eshte vete diskreditimi! Ka ngel vetem z.Lubonja nga kata intelektualet, te tjeret jane kthyer ne inteletuhale, jane shitur tek hajduti pa te keq! Ishe njeri nga keta ,qe shkruante pamflete ku ironizonte qenqeverine ! Nuk shkruan me! C’u be? Shkruan nganjehere ne fb dhe qahet per semundjen e te birit?? Besoj se jane te pakta ato familje qe nuk kane nje problem shendetsor, dhe ky profi pra mendon se e qeteson duke genjyer ndergjegjen e tije dhe lexuesit qe ta falin per ata e qe ka bere,:Qe eshte shitur tek hajduteria. Te njeten farse perdor edhe turkoshakja qe kerkon te denigroje Skenderbeun F. açka edhe kjo per t’ia falur trdhetine qe i ka bere zgjedhesve duke u shitur, tek tufa e hajduteve, permend te birin qe nuk rron me,per te prek njerezit qe tja falin tradhetine! Loje makabre me femijen tend!Nje tjeter ka dhjete vite qe nuk pipetin, nuk ka thene nje fjale te veteme ky qe ishte ne qender te jetes inelektuale e plitike te vendit prej pesedhjet vitesh, dhe vov eshte bere ! Ja “ngopen bithen me para” siç thone gjirokastritet, dhe hesht! Asnji fjale per Kosoven per Ballkanin e shqyer heshje varri! More; mos ka vdekur gje?

      1. Ky ne ndryshim nga enveri qe i vrau intelektualet e shquar e patriote, qe ishin dipllomuar ne vendet e evropes perndimore; Ky me e keta intelektuhalet e shkolles se diktatures komunuiste, nuk ja ka bere si dulla por i ka blere me parate qe i vjedhin shqiptareve, e keta nuk pipetijne! Jane mbi 80 vjeç e kujtojne se do imarin me vete parate e vjedhura! Intellumi i kombit!

  4. Basha dhe grupi i tij jane thjesht mercenare te Rames si ata te Vagnerit , qe bejne ceshte e mundur

    per te vrare opoziten dhe perpjekjet e popullit opozitar per te fituar lirine dhe dinjitetin jnjerzor

    nga ky regjim qe kerkon ti largoje nga shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *