• |
ide | kryesore

33 kg kokainë në port, dënohet me burg shqiptari në Holandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Middelburg në Holandë. Në prill, shqiptari tentoi të hiqte 33 kg kokainë nga një kontejner në portin e Vlissingen. Shqiptari u arrestua natën e 16 prillit pasi bashkë me një person tjetër u sollën në mënyrë të dyshimtë në një makinë në Vlissingen-Oost.

Në makinë kishte mjete për të thyer. Çështja ndaj bashkëdrejtuesit të mjetit ndërkohë është pushuar. Dy javë më parë, 36-vjeçari nga Shqipëria deklaroi se vërtet kishte synim të merrte drogë nga një kontenier, por kishte ndërruar mendje, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.

Ai u dënua gjithashtu me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit. Për më tepër, ka ende një dënim prej 200 ditësh për një rast tjetër.



3 Comments

  1. Se kuptoj kur e moren veshe keta qe jane shqiptare se vetem Hollanda nuk jep emer, edhe nenshtetesi te dikujt qe kapet edhe denohet, eshte me ligj ndryshe denohet vete gjykata, apo per lapsin bejne perjashtime,

    1. Kaq i sigurtë je që nuk japin në lajme të dhënat e origjinës.Mund të mos japin emrat por se çfarë etnie janë as diskutohet.Dhe kaq mjafton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *