• |
ide | kryesore

Gabimisht milioner/ 18-vjeçari gjen 10 milionë euro në llogarinë e tij

Arkiva, Lapsi Leaks
milioner



Milioner për disa orë për shkak të një gabimi. Është historia e çuditshme që ka si protagonist Dane Gillespie, një 18-vjeçar nga Belfasti në Irlandën e Veriut. Një mëngjes, i riu kontrolloi llogarinë e tij bankare dhe pa se aty kishte 8.9 milionë paund, afërsisht 10 milionë euro. Ai rrezikoi të hynte në telashe, por nëna e tij e bindi që të kthente shumën.

“Mami, babi jemi të pasur”, – thirri djali duke u treguar prindërve shumën faraonike në llogarinë e tij. Dane ishte në pritje të një transferte prej 8900 £ nga gjyshja e tij, e cila e mbështeste për të paguar tarifat e universitetit. Transaksionit i ishin shtuar gabimisht 6 zero për shkak të një gabimi teknik nga Nationwide Building Society Bank. Nëna e 18-vjeçarit, Caroline, e ka rrëfyer historinë për tabloidin anglez “Mirror”.

Pavarësisht tronditjes fillestare kur pa atë numër, ajo tha se frenoi menjëherë entuziazmin e djalit të saj, që ishte gati dilte menjëherë nga shtëpia për të blerë një makinë luksoze. “Mos u bëj budalla”, – i tha ajo djalit, – “nuk janë paratë tona. Duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer menjëherë”.

Për disa orë, studenti ishte një nga milionerët më të rinj të Britanisë, por ëndrra ishte jetëshkurtër. Sapo banka u lajmërua për gabimin, ajo bërimenjëherë një korrigjim të transaksionit, duke hequr ato 3 zero shtesë që bënë një ndryshim të madh. Nëse ai nuk do të shlyente shumën, Dane do të kishte marrë një borxh shumë të lartë për të shlyer për moshën e tij të re.

“Ai thjesht nuk mund ta besonte se ishte një milioner 18-vjeçar. Ai thjesht donte të dilte dhe të shpenzonte, por nëse e bën këtë, duhet ta kthesh. Ai mendoi se ditëlindjet e tij kishin ardhur të gjitha menjëherë këtë mëngjes. Është çmenduri”, – përfundoi nëna e tij, Caroline. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *