• |
ide | kryesore

Kthimi i basteve/ Harrohet “plaga sociale”, qeveria me fokus tek 2 miliard lekë fitime

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur mbylli kazinotë në vitin 2018, kryeministri Rama luajti fort me kartën e plagës sociale, që rëndon mbi ekonominë e familjeve shqiptare. Në atë kohë, nuk ngurroi t’u drejtohej grave dhe vajzave që e mbështesnin mbylljen e kazinove dhe të pikave të basteve në masën 90% me premtimin se do t’i rikthente në shtëpi djalin apo burrin e sëmurë nga vesi.

Nuk munguan as deklaratat e forta me citimin e kuranit në studiot televizive për ata që sfidonin të nesërmen e fatit.

“Më shumë se 70% tregojnë se kanë probleme stresi dhe nervozizmi. 1 lojtar në 4, tregon se kanë tentuar një herë të vrasë veten” shprehej kryeministri në një intervistë në Zonë e Lirë.

Mijëra forca policie dolën në rrugë në fund të vitit 2018 për të mbyllur kazinotë dhe pikat e basteve në operacionin “Fundi i marrëzisë”. Në qendër të propagandës ishte mbrojtja sociale për efektet negative të kumarit.

Por që atëherë, situata është përmbysur. Kazinotë në Tiranë janë rikthyer në menaxhimin e pak biznesmenëve, ndërsa së shpejti do të rihapen bastet.

Me ndryshimin e situatës në terren, ka ndryshuar edhe mendësia me të cilën qeveria i qaset fenomenit të kumarit. Nuk flitet më për mbrojtje të familjeve të cënuara, apo masa kufizuese të vesit të kumarit, por për fitime që kapin miliarda.

Lexo edhe: Rrëfimi i biznesmenit nga Tirana: Kam lënë 70 milionë me një dorë, luaja nga 8 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit

Lexo edhe: “Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të Ramës me kazinotë

Në vitin 2024, qeveria planifikon të përfitojë vetëm nga bastet rreth 2 miliard lekë të ardhura, sipas zv.ministres së financave Vasilika Vjero që prezantoi ndryshimet ligjore në Komisionin e Ligjeve.

Por ndryshe nga çfarë deklaroi Vjero, nëse të 10 kompanitë do të licensohen shteti parashikon të arkëtojë rreth 6 miliard lekë, pra tre herë më shumë se sa fitonte para vitit 2018.

“Kanë qënë 3 kompani fizike bastesh sportive të licensuara të cilat gjeneronin mesatarisht 2 miliardë lekë përfitime për llogari të buxhetit të shtetit. Përafërsisht, përllogaritet që nëse do të licensohen 10 kompani këto të ardhurat do të shumëfishohen në 6.5 miliardë lekë” shkruhet në materialin që shoqëron ndryshimet ligjore..

Ndryshimet nuk parashikojnë asnjë masë shtesë për mbrojtjen e lojtarëve. Flitet për programe që do t’i vijnë në ndihmë lojtarëve, por ligji nuk parashikon asgjë konkrete se çfarë janë këto programe apo sa do të shpenzohet për to.

Përkundrazi lojtarët do të nxiten të luajnë nëpërmjet publicitetit të basteve që rikthehet në media.

“Publiciteti do të lejohet të kryhet në median elektronike, në faqet online të subjekteve të autorizuara, që zhvillojnë aktivitetin në fushën e lojërave të fatit apo në vendet ku zhvillohen veprimtari sportive me përjashtim të eventeve sportive të të gjitha disiplinave për kategoritë nën moshën 21 vjeç. Publiciteti i lojërave të fatit lejohet të kryhet edhe në median audiovizive nga organizatorët e lojërave të fatit lotari kombëtare dhe bingo televizive në fashat orare nga ora 20:00 në 08:00 të mëngjesit dhe nga organizatorët e basteve sportive online gjatë transmetimit të eventeve sportive dhe programeve sportive të lidhura me këto evente nga ora 22:00 deri në 08:00 të mëngjesit” shpjegoi Vjero, duke shtuar se publicitet të kazinove do të  ketë edhe në porte dhe aeroportet e vendit.

Veç transmetimit të reklamave në media, kompanitë e basteve do të lejohen të sponsorizojnë edhe skuadrat e futbollit, por në ligj nuk ka asnjë masë shtesë për parandalimin e trukimit të ndeshjeve.

Praktika e vendosjes së basteve sportive online e bën shumë herë më të lehtë aksesin e qytetarëve në lojë. Dikur, një lojtar që vendoste baste për ndeshjen e radhës duhej të dilte nga shtëpia për të paguar paratë për skedinën në pikën e basteve.

Me ligjin e ri, mjafton paraqitja në postë, apo lidhja e llogarisë bankare dhe vetëm një smartphone do të mjaftojë për aplikimin e bastit.

Në vendin tonë janë 7 kompani që ushtrojnë aktivitetin e kazinove. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2022, të ardhurat e shtetit nga kazinotë ishin 3.1 miliard lekë, ndërsa në vitin 2023, deri tani të ardhurat janë rreth 2.3 miliard lekë.

Pasi dëgjoi zv.ministren e financave të flasë për miliardat që do të fitojë shteti nga bastet, deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Ndreca kërkoi që t’i jepet e drejta për të luajtur edhe banorëve në zonat ku nuk ka internet, madje kërkoi një mënyrë për të luajtur vetë fshehtas.

“Unë dua të luaj. Do nisem nga Lezha të vij këtu? është online? Si do ta aplikojë ai në mal të Tropojës? Do të luajë një fshatar në Mirditë. Si ta aplikojë ai? Edhe në lojëra fati ta kuptojmë që të gjithë qytetarët janë të barabartë. Një problem që kam, unë jam deputet, dua të luaj në fshehtësi. Nuk thyej as ligje, asgjë. Nuk dua ta kuptojnë ata se ky deputet i Lezhës luan edhe pak bixhoz. S’ka rëndësi mo. Si ta bëj?” tha Ndreca.

Petro Koçi ndërhyn nën zë “Bie llafi” dhe Ndreca vazhdon “Bie llafi. Si do luajë një personazh që nuk do ta marrë vesh askush, as me kartë, as me të dhëna atje”. Vasilika Vjero i përgjigjet: “S’do luash!”./Lapsi.al



31 Comments

  1. Ky ishte qe na qante hallin, e mbase me veprimin disi e frenoi loton sipas argumenteve te atehereshme si qares i halleve familjare kurse sot po i aktivizo me percatime pronaresh, e dora vete me vellane e rrethi mafioz.Po sot ku i ka ato qe theshte kur i ndaloi, ku, ia mori era, e po fillo fitimin me oxhakun e tije. Dokrrat e aresyes se rivendosjes basteve jane hipokrizi, e po e con vete popullin drejt llotos qeverise bandite e hajdute, tjeter profesio nuk njohin keta horra. Le te hape dhe piramidat, se ashtu lahen me mire parat e droges.Cfar nuk presim nga keta horra rilindasish.

    1. i plasi kari rames, lojra kishte kush donte vinte bast, ata qe vini bast kot me kot per te pare ndeshjen u dekurajuan,

      parate behenb me ata qe jane addicted, jo me venes bastesh per te pire nje birre tu pa milanin

      ja u hapen perseri dhe pervec atyre qe vinin hapur fshehurazi tani do vene te gjithe hapur haptazi

      nga 9.9 leke kompania do e shtoje fitimin ne 10.1 leke por ne kete rast do detyrohet qe pervec bakshishit te paguaje dhe taksat , dhe tatim fitimin.
      rames i duhen leke per buxhet prandaj mbaroi emergjenca kombetare e marrezise pa fund!

  2. Ai eshte non grata, Bajrami shkoi ne OKB ndersa kete nuk e qasin as te lulishtja! Ben lobing me prifterinj grek ti zbutet inati Qirjakos se ky do edhe vila ne Himare, do dhe kazino ne Porto Palermo por do qe dhe Qirjakua te behet leshko! Ky eshte tragjikomik, as Zogu dhe Enveri bashke nuk ishin kaq te pangopur per para sa ky vampir! Me shqiotaret ben teatro me Lulin qe ka marre peng partine e plakut, po me te huajt cik veshtire! E di greku ca pronash do ti dhe te besh kazino gjithe Shqiperine me reklamues Luizin prandaj e shiti bythen!

    1. Ky eshte robi me robqir ne planet. Nuk e kuptoj dmth nivelin e ketij fisqiri. Tallje kari ne nivel boteror me kete palo popull zhuls

  3. O Jorgani i sektit, kush jeti qe na e diterke plagen e sheruar, por a she se sa plage ka hapur qeveria e qelbesirave, ku je edhe ti, krim gjerizi.Sa shpejt i harruat ate qe thoshte idioti per llotot, a te kujtohen, sot e quan te sheruar,Po cfar intrigantesh e makuterish ini.Ke keni sheruar ekonomine, cmimet, taksat, drogen, krimin, hajnine, korrupsionin, po nuk ka spital qe tu sheroi ore i cunguar i sektit, e jo me u sherokan plaget qe po mbushni per dite burgjet, a thuaj spital ne dace, qe nuk u ka mbaruar rradha,presim , mbase drejtesia e komanduar mer ndo nje komande gjetke, e sdo gjeni vrime miu ku te futeni.Harrova per pk, ti Jorgaqis si butak e ke gjerizi, per kete jemi te sigurte.

    1. Une jam dikush qe jetoj here pas here ne Shqiperi. Pra e njoh realitetin ketu.

      Kush je ti kush jam une… muhabete katnaresh…

      Une jam askushi.

    1. Jo Jorgo djali jo. Jo te gjitha plaget sherohen. Sateme i hapen nje plage kur ishte 12 vjeçe dhe siu mbyll me. Biles i peqente sa here ia lendonin. Por me shume I peqente me brigadierin. Ah ta dinte ajo ça do dilte nga brigadieri sdo kishte hapur kembet kurre. Je me fat Jorgo.

      1. Berati je totalisht pa lidhje.

        Te me gjeje diagnozen te jepja te drejte pa frike fare.

        Por je totalisht pa lidhje Berati!

        S’ka lidhje fare ime meme me fantazite e tua porno.

        Me gjej diagnozen dhe do fitosh cmimin e madh: nje kar ne bythe nga ana ime. Personalisht.

  4. Po si mund te prisni koherence nga nje rrumpallist bashibozuk nga Surreli. Per cfare i ka qendruar fjales ky qe ti qendroje per bastet. Ky nuk di te beje shtet sepse thote ligji jam une. Cdo vendim e merr kuturu, si te zgjohet ne mengjes. Asgje me plan, asgje e organizuar. Sot lufton kanabisin, neser e legalizon. Dje shante rruget, sot i premton. Nje here do ricikloje plehrat, pastaj do i djege, pastaj prape riciklon. Hiq ver ministra kot me kot, pa asnje ndryshim ne filozofine e qeverisjes. Plus qe s’e lene veset dhe hajdutlliku. S’ka kslama ne Shqiperi qe nuk e di se gjithe kjo loje u be per te shmangur nga tregu u basteve kunkurrentet qe keshtu tregun ta kontrolloje i vellai me ortakun e tij mafioz

  5. Gazment Bardhi mund të harrojë shumë gjëra që ka thënë, por Sali Berisha nuk do ja harrojë ato që ka thënë për Berishën, fëmijët, familjen, pronat, pasuritë dhe veprat e tij. Do t’i ftoja mediat të na japë pak atë skenën ku rriheshin me shkopa dhe ndërhyri policia për të ndihmuar grupin e Bardhit dhe Bardhi doli te dera e PD-së dhe mallkonte Sali Berishën.Bastexhinjt e lapsit e syrit bejne te merziturin pse po hapen bastet,nuk eshte merzitur salihu o shpellkare e maloke.

  6. Jorgo bitha, se e the vete qe qenke me vrime, po mos tu kujtua nga ndonje pickim.Sa per jeten jasht shtetit, e ke per pordhe, se ata te ndershmerit, vijne , rrijne, e ikin, po ti mos je nga kontigjentet e mafies se droges qeveritare qe na hiqesh si kompetent, ne komente me opinion qeverie.Mos i thuaj te gjitha se nuk thua asgje, vetem majmun ne pasqyren e saj je para komentueseve. Si do wofte nje merite e ke, JE BIRE KURVI.

  7. Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…Ceta e malokeve ne lufte me mullirin e vicidolit

  8. Si gjeli maj plehut ky Gallof Rama na u mburr,
    “Baste sportive ne kete vend s’do kete kurre”

    dhe e shtyu me tej kete premtim ky Golja i qeverise,
    duke e quajtur mbylljen e basteve si “Fundi i marrezise”,,

    por si shpesh e shpesh here ky Rama Gerdall,
    e gelltiti c’kish thene e futi bishtin nder shale,

    ky pra eshte Ed Rama qe e tregon edhe prej fotografise,
    se eshte ai vete fiks fare Simboli i Marrezise.

  9. Ilir Meta dhe Sali Berisha e dinë fare mirë se, çfarë kanë bërë dhe çfarë i pret. Të dy janë kokat e së njëjtës kuçedër, të as asaj të korrupsionit, krimit, mashtrimit dhe tradhtisë që ka marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Çdo errësirë ka fundin e saj, kështu që edhe kjo kuçedër po e ndjen afrimin e fundit të saj.Haloperdol per te gjithe maloket shpellkare,paguan perdoruesi 51 vjecar i ketij medikamenti salih karaxhic berisha

  10. KY KOMENTI FUNDIT, ESHTE SHKRUAR NGA ME I FUNDEMI I CMENDURISE SEKTISTE, E PIKE. ME SHUME SE NJI IDIOT E ZGJYRE NUK KA. KETA JANE AJKA E PUSHTETIT BANDIT, SI KY E CA LANGO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *