• |
ide | kryesore

Kurti: Në Bruksel u gjenda përballë një skenari të koordinuar Vuçiç-Lajçak, u godit e ardhmja e Kosovës

Lajme, Të fundit
Kurti: Jam i shqetësuar me krimet kundër civilëve pas sulmeve të Hamasit në Izrael



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se të enjten në Bruksel “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës” dhe se në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq u ekspozua “përballë një skenari” të emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

“Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës”, theksoi Kurti.

Kurti tha sot në një konferencë për media se Vuçiq dhe Lajçak ishin të koordinuar.

“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Kurti.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.

“Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist”, tha Kurti.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”.

Kryeministri i Kosovës tha se ndërmjetësit dhe Vuçiqi u interesuan specifikisht për Asociacionin.

“Ftesa për takim e përfaqësuesit të lartë nuk kishte përcaktuar ndonjë pikë specifike të rendit të ditës. Megjithgatë, aty thuhej që qëllimi i takimit është diskutimi për planin e zbatimit të marrëveshjes bazike”, tregoi paraprakisht Kurti, duke theksuar se që në takimin e parë me ndërmjetësit iu kërkua të kalohet te Asociacioni.

“Në takimin e parë, m’u kërkua që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bëra të qartë që një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnin pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar”, tha Kurti, duke shtuar se “s’pati as dakordim minimal”.

“Sekuencimi duhej të bëhej në mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë, e cila e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes ‘de facto’. Që aty ua bëra të qartë se sekuencimi nuk kërkonte një negociatë të re”, tha kryeministri.



15 Comments

  1. Qendrimi i Kurtit ka bere te bien maskat e disa politikaneve pro serbe dhe antishqiptare ne Perendim.

    Me Kurtin edhe Kosova nuk kthehet ne mall per tu shitur apo kembyer ne tregun e politikes…

  2. U paska rene dakort qe serbia te njohi kosoven nese ajo lejon formimin e asosacionit me shumice serbe. Sot negociatoret europian i kerkojne kosoves te formoje asosacionin, por duke hequr nga marveshja njohjen defakto nga Serbia.

  3. Tregove qe je i paaft te udheheqesh dialogun. Nuk mjafton te dalesh para kamerave e te qurravitesh, si pjerdh njeri keto. Konkretisht Kosova po vuan shum nga vendimet e tua. Mos harro se Kosova beri perpara ngaqe pranoi propozimet e perendimit dhe serbet nuk pranon propozimet e perendimit (si Rambujeja). Ti nuk e doje Rambujen por ajo i dha pavarsin Kosoves. Ti po i sjell vetem deme Kosoves dhe kam frik se ne fund ke per te pranu marveshje akoma ne ne sfavor te Kosoves, pordhet e tua kan per ti kushtuar shtrenjt Kosoves. Ishalla po di cfar po ben, se ne te kundert Kosova ka per te patur shum kosto. Mos harro se nuk e bere ti shtet Kosoven por perendimi, dhe ashtu sic e ben ashtu dhe mund ta zhbejn.

    1. Po pra, nuk eshte fare si Thaci, qe shkonte ne dialog pa nje leter(dokument) te vetem (qofte dhe per te prish syrin e keq), dhe i qeshte Vucicit, me ate anglishten e tij prej gjeniu “wi ar not problematik gajs”. Ah sa i mungon tradhetari 1 Thaci Kosoves bashke me ate mumjen tradhtarin 2 Isen dhe Dulla Kotin e tij. Deri tani Zajednica jo vetem do ishte bere, por do kishte avancu ne Republika Serpska 2. Imagjino, atehere qe perendimi nuk ishte ne favor te serbeve(edhe sepse nuk kishte problemin e Ukraines, nder te tjera), e bile edhe Mogerini(si me e keqja) ishte ku e ke me mire se Borreli e Lajcaku, dhe Thaci e Isa bene ato tradheti qe bene,e imagjino cka do benin sot ne keto kushte te reja, me kete presion 100 fish me te madh, e mos te flasim qe edhe po te donin ,ata te dy sot smund te riparonin kete dem te trasheguar e krijuar nga po ata tradhetare, per te shpetu maksimumin nga cmund te shpetohet(sic po perpiqet Kurti). Dhe prape sipas teje, Kurti qenka me i keq se paraardhesit. Tani veje ne dyshim qellim tend, a ja dashke te miren Kosoves, kur nuk e do ne krye te saj ate q epo mbron kosoven apo jo? Apo militantizmi te ben te flasesh keshtu

    2. Perendimit ja uli breket Rusia. U fut sot per neser ne Ukraine dhe sanksionet as qe ja prishen gjumin.

      Rusia eshte shtet legen, por tregoi se sa te ndyre jane edhe perendimoret. Tani Serbia, nje shtet rusofil, po perkrahet ne dialogun me Kosoven.

      Keta jane perendimoret e kulluar.

    3. Vetëm idiotët nuk kuptojnë që dialogun nuk e udheheq Kosova, por BE dhe SHBA.
      Të pranosh asociacionin pa njohjen e Kosovës nga Serbia është marrëzi e jo dialog.
      Kur politikanë të Kosovës kritikojnë Kurtin për qëndresën, thjesht kemi të bëjmë me nënshtrim apo me tentativë publike për të mbuluar gjynahet e tyre në kohën kur kanë patur rol në dialog.

      Gjatë 11 viteve të këtij “dialogu” janë bërë gabime trashanike nga shqiptarët, çka edhe ka çuar në rritjen e kerkesave të Beogradit ndaj Kosovës në fazën finale të marrëveshjes që Perëndimi ngutet ta mbyllë, qoftë edhe në dëm të shqiptarëve .

      1. 15:34. Shume e sakte. Ish pushtetaret e Kosoves, qe shyqyr qe tani skane as 25% elektorat te gjithe bashke, duan qe Kurti te pranoje Zajednicen, qe pastaj te dalin e te thone, ja pra skemi faj ne,se edhe Kurti e pranoi. Pune tjeter qe ata u nisen nga pika zero, pra e kishin mundesine qe mos te gabonin(mos te tradhetonin) po te donin, kurse Kurti u nis nga nje disavantazh i madh, pra ne vend qe te perpiqet te fitoje terren, duhet te perpiqet te zhbeje fajin e paraardhesve. Sidoqofte ne fund, vija e kuqe, eshte qe per asnje arsye, me asnje menyre, sduhet qe Zajednica te kete kompetenca egzekutive. Po arritem kete gje, fitore per ne, po se arritem, kapitullim dhe recete e sigurte per shkaterrim. Prandaj, pikerisht tani na duhet nje si Kurti e jo si tufa tjeter e politkaneve te Kosoves. Ajo qe them gjithmone eshte se, Serbeve po u dhe sot dicka, nuk ka shans, edhe toka me qiellin te bashkohet, qe neser (sado i forte te jesh) t’ia marresh.Kete duhet ta kemi ne mendje cdo here qe u premtojme dicka.Se shume diplomate perendimore, te lodhur nga kjo loje e sterzgjatur serbe, thone, he jepjuani kete te drejte, se neser futeni ne NATO dhe ska ctju beje Serbia.JO,Serbia nuk ndryshon, prandaj ne duhet te sillemi ne varesi se si e njohim ne Serbine e vertete, e jo si mashtrohen te huajt nga maskat e Serbise

  4. Thuaj qe shyqyr nuk ka qene edhe Rama ne takim se do te ishte edhe ai kunder Kurtit

    dhe Kosoves dhe pro Serbise dhe Vucicit.

  5. Me pelqen qe dinjiteti i Kosoves eshte ngritur lart fale edhe kryeministrit te saj. Politikanet e Shqiperise e ne radhe te pare Edi Rama duhet ti japi kryeministrit te Kosoves mbeshtetje te pakufishme. Stabiliteti i Kosoves njohja nga Serbia e kosoves si republik epavarur eshte de fakto sigurim apsolut i kufijve te Shqiperise.

  6. Vec vazhdo ti duhet te ishe kryeminister i Shqiptarise kush eshte pro BE dhe Serbise le te transferohet te jetoje ne Serbi. Kosova eshte toke e lire e nuk behet si i do qejfi nje pijaneci apo nje pro-Serbi

  7. Bravo Kurti
    Këtë të dy që drejtojne dialogun janenga vende si serbia mbajnë tokat e të tjerëve.
    Asnjëri nga vendet nga vijnë keta nuk e njeh kosoven

  8. Kur lexoj Kurtin sikur po lexoj Enver Hoxhen. Edhe ai si Kurti shikonte komplote të shteteve revizioniste imperialiste. Bëni gati betonin për bunkerët Kosovarë se aty po ju drejton Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *