• |
ide | kryesore

Seanca e Belerit në Apelin e Posaçëm, e pranishme në gjykatë edhe ambasadorja greke

Lajme, Të fundit



Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore në apelin e posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. E pranishme në gjykatë do të jetë edhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.

Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.



2 Comments

  1. Ore ketaambasadoret po na pjerdhin si shumë Ka bo krim të rrijë në burg .
    Por ambasadorja do ti thotë gjykatës
    Ça u bë me ata që bene Termet

    me zë e figure186
    303 a sa w kishte ajo dosja tjetër ca u bë
    Jane ne burg ata për të njëjtin krim duke qenë edhe më detyra shtetërore?

  2. I lumte politikes greke alarmohen per nje palo laboGrekar, ndersa shqiptaret i vrasin ne burgjet greKarë, dhe edvin pallë disenjatori se rruan fare ,…….ndersa laboGrekaret marin pensionne grekare dhe kane te drejte te protestojne,…popull qe shet shpirtin per evro Grekare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *