• |
ide | kryesore

Kim K në një romancë dashurie me futbollistin

Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr janë në një lidhje, tha  një burim për PEOPLE.

Burime të shumta shtuan  gjithashtu se 30-vjeçari profesionist i NFL dhe e dashura e tij modele për një kohë të gjatë Lauren Wood janë ndarë edhe zyrtarisht. (Beckham dhe Wood kanë një djalë, Zydn, të cilin e mirëpritën së bashku në shkurt 2022, ndërsa Kardashian, 42 vjeç, ka katër fëmijë me ish Kanye West.)

Nuk është hera e parë që Kardashian përflitet për një romancë me një futbollist. Në vitin 2007, ajo filloi të takohej me Reggie Bush. Lidhja e tyre u zhvillua para kamerave në sezonin e parë të Keeping Up with the Kardashians. Por dyshja i dha fund lidhjes në vitin 2010 për shkak të angazhimeve profesionale.

Në vitin 2010, Bush reflektoi për lidhjen  me Kardashian, duke i thënë Rachael Ray në talk show-n e saj se vëmendja e medias ishte e ashpër ndaj tij. “Unë luaj futboll dhe shumica e futbollistëve janë të trembur nga kamerat,” tha ai në atë kohë. Reggie shtoi se megjithëse nuk i pëlqen kamerat, “e bëj sepse është e rëndësishme për Kim”.

Kohët e fundit, Kim ishte e martuar me Westnga viti 2014 deri në 2021 (ish-të finalizuan divorcin e tyre në nëntor 2022), dhe ajo u takua me Pete Davidson për nëntë muaj vitin e kaluar përpara se t’i jepnin fund marrëdhënies./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *