• |
ide | kryesore

Partia Socialiste josh kuksianët me një “koncert elektoral”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Koncerti me muzikë me pjesëmarrjen e këngëtarëve me famë si Anxhela Peristeri e Valbona Mema ishte lajmëruar nga kandidati Albert Halilaj nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ku ftonte qytetarët “në takimin përmbyllës elektoral” shoqëruar me posterin e koncertit.

Në posterin me fotot e këngëtarëve shkruhej se koncerti ishte në mbështetje të kandidatit Halilaj.

Ai më vonë e fshiu postimin pak para mbledhjes së thirrur nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, për të shqyrtuar një kërkesë të organizatës “Qendresa Qytetare” për anulimin e koncertit.

Halilaj, si dhe PS-ja, i dërguan email KQZ-së duke përjashtuar veten si organizatorë të tij. Në këto kushte Celibashi e pushoi shqyrtimin e çështjes.

Gjithsesi, monitoruesit e “Qendresës Qytetare” verifikuan në terren se koncerti u mbajt në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin shesh, ku kandidati Halilaj dhe përfaqësuesit e PS-së, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e i deleguari i qarkut Pandeli Majko, mbajtën fjalimet politike.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i tha BIRN se kjo organizatë ka depozituar një kallëzim të enjten në KQZ, ku kërkon marrjen e masave administrative ndaj kandidatit dhe subjektit zgjedhor për shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

“Tubimet ishin në dy pjesë të ndryshme të sheshit, sapo mbaruan fjalimet, nisi muzika”- tha Xhemollari.

Ky aktivitet, sipas tij, vjen në kundërshtim me pikën 9, të nenit 78, të Kodit Zgjedhor që përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës, sikundërse rezulton edhe nga posteri që është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kandidati për Kryetar Bashkie.

“Nëse gjatë procesit hetimor del se pagesat e këngëtarëve janë bërë nga bashkia apo nga një i tretë, do të kërkohet dhe transparenca financiare e këtij aktiviteti”- shtoi Xhemollari.

Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë drejtim duke ndaluar në mënyrë kategorike koncertet e organizuara nga dhe/ose për subjektet zgjedhore, pavarësisht burimit të financimit.

Zgjedhjet e parakohshme në qytetin verior do të mbahen me 24 shtator për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Gjici u shkarkua nga Këshilli i Ministrave në qershor pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Ai u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv”.



8 Comments

  1. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit,si salihu me ciljeten renisin sandrin etj skiftera te muzikes ne kohen q qoftlargut salih kriminel serbi

  2. U desh gojorja qe te behej ky koncerti. Sherbeu per nje gje te pakten. Faleminderit alma, Faleminderit safet.

  3. “Bild”: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali. Mendjemprehtë dhe me humor…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *