• |
ide | kryesore

Kuvendi konfirmon Bardhin si kreun e Grupit të PD, Felaj: Nuk ka ndryshim

Arkiva, Lajme, Të fundit
Felaj



Në seancën e sotme parlamentar ka vijuar sërish debati lidhur me çështjen se kush është kryetari i grupit parlamentar i PD.

Drejtuesja e Kuvendit Ermonela Felaj u shpreh se një pjesë e deputetëve të PD i kanë dërguar asaj një shkresën ku deklarojnë se konfirmojnë se kreu i grupit është Gazment Bardhi.

Sipas saj në këtë rast nuk ka qenë nevoja të njoftohet Kuvendi, sepse nuk kemi të bëjmë me ndryshim të kreut të grupit, por me konfirmim, duke deklaruar se kemi të njëjtat grupe parlamentar, e duke njohur kështu Bardhin në krye të grupit të PD.

“Tani shkresa që i është dërguar kryetares së Kuvendit, nuk është një njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar, por më parë se të lexoj atë që keni shkruar, do u lexoj nenin 16, i cili thotë ‘për zgjedhjen e kryesisë dhe çdo ndryshim të mëvonshëm vihet në dijeni kryetari i kuvendit’.

Kjo shkresa që mban titullin ‘njoftim’, vetëm njoftim nuk është as nga forma, por është hartim, thotë: grupi parlamentar i PD diskutoi mbi situatën e paprecedentë të krijuar nga ju, lidhur me kryesinë e grupit tonë’.

E çfarë do me thënë kjo? Është njoftim?

Dhe vazhdojmë: për këtë arsye, ne deputetët anëtarë të grupit të PD, ju konfirmojmë se kryetar është Bardhi, dhe qartësisht konfirmimi nuk është ndryshim dhe s’ka nevojë të bëhet njoftim Kuvendit kur nuk ka ndryshim”, u shpreh Felaj.

“Për një çështje të grupit nuk ishte pse të flisnin deputetë që janë jashtë grupit. Kuvendi i gatshëm të veprojmë komform rregullave, ndaj deputetët që janë pjesë formalisht të PD, thirrini arsyes dhe bëjini vetë rregullimin brenda grupit.

Nuk mund ta bllokoni kuvendin me çështje të brendshme. Nuk zgjedhim ne grupin tuaj. Ne kemi të njëjtat grupe parlamentare, dhe deputetë jashtë grupeve parlamentare”, u shpreh Felaj.



2 Comments

  1. Ishte nata e 21 Shtatorit 1995 kur Parlamenti, me urdhër të Tiranit, dhunoi haptazi Kushtetutën e fallsifikoi votat për të realizuar qëllimet e tij diktatoriale.

    I pafund në Ligësi, Djallëzi, Intrigë e Pabesi, Tirani, i cili kishte nën thundrat e tij e në shërbim të vet të gjitha institucionet, nuk mund ta toleronte faktin se kishte dështuar më parë për ta burgosur kryetarin e Gjykatës së Kasacionit,ku eshte konfirmimi ketu o shpellkari i lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *