• |
ide | kryesore

Vazhdon operacioni “Tempulli”, vihet në pranga një 29-vjeçar në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është vënë në pranga e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu është ndaluar në rrugën “Mine Peza”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Kështu, në kryeqytet ka shkuar në 94 numri i të ndaluarve.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kilogramë kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *