• |
ide | kryesore

Deklarata e Berishës: SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mërtirin për disa pagesa

Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka deklaruar se inceneratori i Tiranës nuk i përket Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, por pronari i vërtetë është kryebashkiaku Veliaj.

Berisha deklaroi se në SPAK ka prova që përfshijnë komunikime dhe e-maile, që vërtetojnë pretendimet e tij.

“Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar.

Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.

Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit.

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt.

Askush tjetër nuk mund të falsifikonte vendime të Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut, përveç ai që kishte parashikuar që vidhte qindra milionë euro në këtë ndërmarrje.

Askush nuk mund të detyronte në kundërshtim me ligjin, me tre polici, të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët e Tiranës, që çdo dhe, çdo material interte, t’i depozitonte me detyrim në Sharrë, përkundrejt një pagese, duke vendosur një rrethin të plotë të Tiranës.

Askush, përveç Erion Veliajt nuk mund të propozonte bonus 8 përqind për kompaninë e tij të djegësit të Tiranës.

Askush nuk mund të merrte përsipër me shkrim se fizibiliteti është i vërtetë, edhe pasi ta kthente pesë herë Ministria e Financave.

Askush nuk mund të zotohej që do mbikëqyrte çdo muaj punimet përveç Erion Veliajt.

Dhe Erion Veliaj është i lirë.Ndërmarrja nuk mund të ishte kurrë vetëm Zoto me Mërtirin. Mua më është thënë dhe përqindaja e aksioneve të Velisë, por po rezervohem që mos t’i hyj SPAK-ut në punë. Po bëhet tentativa për të fshirë fashikujt.

Nëse ka hetues dhe prokurorë të ndershëm, duhet ta kyçin me tre ccelësa në kasafortë këtë dokument që fakton pronësinë e djegësit të Tiranës”, u shpreh ai.



8 Comments

  1. PD është e vetmja parti shqiptare në demokraci që ka zbuluar më shumë grupe agjenturore dhe agjentë brenda radhëve të saj, sesa vetë Enver Hoxha dikur në PPSH.

    Në asnjë parti tjetër politike shqiptare nuk janë dëgjuar akuza “i blerë”, “i shitur”, “agjent”. Asnjë.

    Ndërsa në PD fjalë të tilla dëgjohen në mënyrë të përditshme nga kokat drejtuese e deri te militanti më i thjeshtë në bazë.

  2. Kur thuhet BOLL eshte BOLL. Ky komunist i pandreqshem duhet ta mbylle halen. Te rrije e te shohe ate qe i ka bere ketij populli, ta laje tek te vetet. KAQ, thjeshte.
    BOLL O KOMUNIST QE MORE NE QAFE NJE POPULL
    Nga viti 2008 qe bere marrveshjen tek “Krokodili” me pinjollin e komunisteve E-Drogen, nuk ke cfare thua me, vetem mund te hash MUT

  3. mega vjedhje per plherat dhe abuzime ne cdo cep , velija hajdut me vese po masakron Tiranen spo len shesh e ambjent sportiv pa dhane leje ndertim , Tirane me ajrin me te ndotur , uje me orar , trafik te cmendur dhe ka individe qe e pelqejen velinen e habitshme.

    1. lgbt jane yll te keqen, duan te qihen burre me burre, grua me grua, , me zor ste qijne , ok jane te shpifur, e ca pastaj?

      Rama i ka qi robt , i inkriminuar, super i korruptuar, ,, ka abuzuar me miliarda euro , dhe ka cuar ne te semes nje vend te te tere.

      lgbt eshte ylll para krimeve, abuzimeve te Rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *