• |
ide | kryesore

Mbështetës i Kosovës në senatin amerikan, dorëhiqet Menendez pas akuzave për korrupsion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ishte një zë esëll në Senatin amerikan, ku në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, u kërkonte llogaridhënie thuajse milimetrike diplomatëve amerikanë të ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor, si Derek Chollet dhe Gabriel Escobar – e në veçanti rreth Kosovës dhe qasjes amerikane karshi Prishtinës në kundërpeshë me Beogradit.

Llogaridhënia te Bob Menendez, ka qenë gjë e vështirë, për shkak të pyetje e nënpyetjeve rigozore që ua drejtonte diplomatëve – e ku në formulimet e tij, Kosova përbënte mbase interesimin më domethënës të tij.

Por, Menendez, nuk është më në atë pozitë – dhe Kosova, me ç’duket, vështirë se do ta ketë një ekzaminues kaq të rreptë ndaj çdo gjëje që vjen nga administrata amerikane për Kosovën.

Për më tepër, Menendez – bashkërisht me kryesuesin e komisionit për marrëdhënie me jashtë në Bundestagun gjerman, Michael Roth – ishin iniciatorët e njërës prej letrës (të vetme me peshë) mbështetëse ndaj Kosovës pas sanksionimit të vendit nga ShBA, BE dhe Gjermania.

Çfarë ndodhi me të? U ngrit një aktakuzë nën dyshimin për ryshfet, për të dhe bashkërshorten e tij.

Çifti i ka mohuar akuzat. Senatori i ka refuzuar thirrjet e anëtarëve të Partisë Demokratike në New Jersey, pjesë e së cilës është edhe vetë ai, që të japë dorëheqje nga pozita e ligjvënësit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, tha të premten se Menendezi kishte vendosur që të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komisionit me ndikim “derisa çështja të jetë zgjidhur”.

Menendezi dhe bashkëshortja e tij, Nadine Arslanian, akuzohen se kanë marrë ryshfet në formë të parave të gatshme, arit, pagesave për një kompani hipotekare dhe një automjet luksoz nga tre biznesmenë në New Jersey.

Prokurorët pretendojnë se çifti i kishte marrë të hollat në mënyrë që ta ndihmonte në mënyrë sekrete Qeverinë e Egjiptit dhe t’i pasuronte tre biznesmenët: Wael Hana, Jose Uribe dhe Fred Daibes.

Pse ka shumë rëndësi?

Njëra nga performancat më ikonike të Menendez në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë, ishte një përballje që kishte pasur me Escobar dhe Chollet, të cilët i kishte mbajtur tejet të zënë me pyetje e nënpyetje deri në hollësitë më të mëdha.

Pyetjet dhe kërkimllogaria e tij ishte pse Serbia po tolerohet, pse Serbia s’e ka nënshkruzar marrëveshjen, çfarë po bëhet për shqiptarët e Luginës të Preshevës të diskriminuar sistematikisht, çka po bëhet për njohjet e reja të Kosovës, etj?

Ndërkaq në letrën e dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken si dhe Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, Menendez bashkërisht me 56 figura të rëndësishme politike (përfshirë edhe kryesuesin e komisionit për marrëdhënie me jashtë të Ukrainës, shtet my mosnjohës i Kosovës) i kërkonte perëndimi të hiqte dorë nga “Beogradocentrizmi” dhe të balancohej qasja ndaj Prishtinës dhe Beogradit.

Në veçanti, argumentohej se shtete mike si Kosova “nuk duhet ndëshkuar” dhe se në fakt është Serbia ajo që duhet ndëshkuar.

“Përpjekjet e Serbisë për të acaruar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë, dhe veprime konkrete duhet të merren për ta mbajture Serbinë për të dhënë llogari nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe fer”, thuhej në letër.

“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan”, vijon letra.

Qasja e derimëtanishme, sipas nënshkruese, “nuk po kryen punë”.

“Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokraciës nuk duhet të dënohen”, thuhet në letër.

“Kosova është sovrane”.

Bob Menendez ishte falënderuar nga vetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vlerësonte se ai i pari “hedhte dritë” mbi të vërtetën e zhvillimeve në rajon.

“Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor .Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka thënë ajo./Nacionale.com



2 Comments

  1. …Menendezi kishte vendosur që të jepte dorëheqje nga pozita e kryetarit të komisionit…

    Nuk ka dhene doreheqje si senator apo jo?! Ca eshte ai titull?! Medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *