• |
ide | kryesore

McGonigal pranon fajësinë, Meta: Akuza penale rëndojnë mbi Ramën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me lajmin e fundit, teksa Charles McGonigal u deklarua fajtor për akuzat lidhur me vendin tonë.

Meta shkruan se me pranimin e akuzave nga ish-zyrtari amerikan, tanimë provohet edhe “përgjegjësia penale që rëndon mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.”

Sipas tij, tashmë “prokurorët amerikanë vërtetuan pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.”

Postimi i Ilir Metës:

McGonigal pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit.

Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama.

U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qellime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.

Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjësuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale.



6 Comments

  1. Kur flet Meta e Berisha vetem e lehtesojne Ramen. Mbylleni gojen fare e shpifur. Lereni te flasi drejtesia dhe mediat amerikane , lerini te flasin shqiptaret e raskapitur nga Rama. Berisha dhe Meta vetem i japin oksigjen.

  2. ik ore plere Cepani McGonigal nuk ka lidhje me Ramen per ato para te marra nga nje tropojan i Salih Berishes

    1. ‘Gërdeci’/ SPAK kërkon dëshminë e ish-shefit të shtabit të ushtrisë Luan Hoxha! Mori azil në SHBA, frikë nga Shkëlzeni,lobimin e ben ky me salihun dhe veper penale per ramen,spak po i cmonton trute dyshes koministe spiune salih+metaj

  3. Roli i Shkëlzen Berishës

    “Gërdeci, pranë Vorës, ishe vend ideal për përfituesit e këtij biznesi gjigant, ku ishin përfshirë sipas informacionit dhe medias edhe familjarë të Berishës, madje edhe baxhanaku i tij, Muhamed Hoxha, mbeti i vrarë. Përflitet që i biri kishte qenë aktiv qysh në procesin e vendimmarrjes, kur duhej të merreshin mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë; madje Ilir Rusmali që drejtonte këtë ministri, kishte dhënë mendim negativ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *