• |
ide | kryesore

Basha nga Zall-Herri: Ku fillon ndryshimi i vërtetë që presin shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, e ndali turin e tij të takimeve në Zall Herr të Tiranës, ndërsa bisedoi me fermerët e zonës, ku dëgjoi prej tyre problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë. Mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cila kreu demokrat tha se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.

Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”, – shkruan Basha në postimin e tij.



8 Comments

  1. Ju lutemi juve te lapsit te na i kurseni informacionet mbi kete qenie. Nuk kemi interes per aktivitetet e tij. Kaq.

  2. Ju lutemi juve te lapsit te na i kurseni informacionet mbi kete qenie. Nuk kemi interes per aktivitetet e tij. Kaq.

  3. Keshtu thone edhe ata qe skane gje ne dore. Ky sqe i zoti ne 10 vjet, mba shprese tani, qe ska parti, po dhurate. Nihilisti Basha, vetem utopik do mbese. Sa denoncime kunder pushtetitte Rames ka bere, asnji, vetem propagande utopike, .e premtime, e ofiqe.Tek shprese humburit nuk mund te jwshe optimist, si ky vete qe fle mbi enderra.Vazhdimesia e ketij me llogje, fantazi do jete kohe zgjatja e pushtetit kodosh, dhe ata zogj koteci qe e ndjekin ne mos nje here do behen plshman ne jane demokrate rrace, ne janekonjiukture e kane per te zezen e vet.Demokracia esht shumice, sot dihet me vote, e fakte se kush esht shumica, andaj ece akjeve te humburit eshte vetem sabotim e humbje kohe

  4. Basha AKOMA pi SISE TEK RAMA ..DO PIJE EDHE 3. VJETE QE TE ZGJATET NGA SHALET POR TE SHKURTOHET NGA TRUTE …PARAJA ESHTE NE MES … DO JETE CALAMAN NESE RAMA DO TJA PRESE SISEN …E PRASME …PO E BERI ORTAK ME OLSIN ?…I PLASI BASHES PER PARDHINE DEMOKRATIQE …DUKA ME PULA E FILLOI OPOZITEN PO TANI UDHEHEQE SPORTIN BOTEROR SI BERLUSKONI ( Ndjese paste)Amen !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *