• |
ide | kryesore

Pas Borell, edhe Lajçak dënon sulmin në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti lajcak vucic



Për sulmin në Veri të Kosovës ku u vra edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovë, ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës. Ai ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë. “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në X.

Lajçak ditëve të fundit është akuzuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut është i njëanshëm, në favor të Serbisë.

Lexo më tej: Sulmi terrorist në Kosovë/ Dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare 



2 Comments

  1. Kur Soros ben politik, politikani ben diplomatiksin, ndersa diplomati ben pall ariu. I kemi pare te treja keto dukuri fantastiko pallkarore ne shqiperi.

    Kapitalizmi socialist ka target te drejtat e njeriut nepermjet demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *