• |
ide | kryesore

Mbetën të bllokuar në kanionet e Langaricës, shpëtohen 5 turistë në Përmet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup turistësh mbetën të bllokuar këtë të hënë në kanionet e Langaricës në Përmet, si pasojë e motit të keq.

Rreth pesë shtetas të huaj ishin duke vizituar këtë zonë, por rritja e papritur e nivelit të ujit të lumit si shkak i prurjeve nga shiu e bëri të vështirë vazhdimin e mëtejshëm të udhëtimit të tyre.

Pas sinjalit të dhënë për ndihmë, në vendngjarje ka mbërritur policia lokale dhe shërbimi zjarrfikës, duke i dhënë ndihmën e parë dhe bërë të mundur nxjerrjen e tyre. Turistët u dërguan në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme për jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *