• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA: SPAK po bën përparim mbresëlënës

Arkiva, Lajme, Të fundit
DEA



I ngarkuari me Punë nga SHBA, David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA që mbështesin sektorin e drejtësisë kanë zhvilluar sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Altin, Dumani, prokurorë të SPAK dhe hetuesit e NBI.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasada e SHBA shkruan se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK duke theksuar se Dumani ka mbështetjen e tyre të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.



7 Comments

    1. haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      hahahahahaha

      humor amerikan ky hahahahahhaha

      perparim mbreselenes !!!!!!

      hahahahhahaa

      inceneratori i tiranes nuk ekziston SPAKU ka 2 vjet qe fle me dosjen hahahahahahahaah

      jan tu punu fort me 5 milion leke ne muaj e cod gje ta paguar plus e kan cu gjoben ne kupe te qiellit

  1. Pra nje skandal si ai i mcgonigal ku nxjerr brimen e bythes se rames zbuluar ktu e 10 000 km larg nuk e ben fajtor per burg ramen ? Kjo sipas Spak-ut te versionit te pushtetit aktual.

  2. Pra nje skandal si ai i mcgonigal ku nxjerr brimen e bythes se rames zbuluar ktu e 10 000 km larg nuk e ben fajtor per burg ramen ? Kjo sipas Spak-ut te versionit te pushtetit aktual.

  3. Ketu pushtetaret vjedhin sheshit, njerezit vriten ne mes te dites, ku eshte perparimi ketu, apo se denuan nje koqe si Lefter Koka qe Rama ja beri peshqesh SPAK-ut dhe kapen rastesisht Dumanin qe per te shpetuar lekuren e tij hapi barkun.

    1. Tamam humor!!! Krejt jashtë realitetit.Kryeministri ka korruptuar një ish drejtues të lartë të FBI dhe Aspaku fle për mos folur për skandalet e tjera që po i anashkalon këta symbyllur të Ambasadës e quajnë sukses!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *