• |
ide | kryesore

Lajm i mirë/ Nga 1 tetori hyn në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore me Zvicrën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Siç bën me dije kreu i qeverisë në rrjete sociale, kjo marrëveshje hyn në fuqi me datë 1 Tetor.

Rama thekson gjithashtu se së shpejti pritet dhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë. Një ditë më parë, Rama, gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, theksoi se ka marrë premtimin se marrëveshja mes dy vendeve për pensionet do të finalizohet.

Postimi i kryeministrit Rama:

LAJM I MIRË

Në datën tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre

*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë



1 Comment

  1. Po marreveshjen Shqiperi- Shqiperi kur do ta bejne Rama per rritjen e pensioneve pasi me keto

    pensione shumica e pensinisteve kur te paguajn dritat, ujin, ilacet nuk u del as buke thate, ndersa

    qindra milion euro vidhen ashiqare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *