• |
ide | kryesore

Shfryhet aksioni për vrasjen në Dukagjin, lirohen 4 personat e ndaluar nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vrasja në Dukagjin, reagon policia: Jemi nisur për vendngjarje



Pas marrjes në pyetje për disa orë në polici, janë lënë të lirë 4 të shoqëruarit, të cilët u akuzuan për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e Gjin Gurit. Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj janë lënë të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri, djali i xhaxhait të Gjin Gurit.

Njëri prej tyre, Edmond Nika ka folur për mediat duke deklaruar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje ai shton se ka 3 muaj që nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Në fund ai flet edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *