• |
ide | kryesore

Putin urdhëron ish-komandantin e grupit Wagner të marrë drejtimin e “njësive vullnetare” në Ukrainë

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga komandantët kryesorë të grupit mercenar Wagner të marrë komandën e “njësive vullnetare” që po luftojnë në Ukrainë, shenjë se Kremlini dëshiron të vazhdojë angazhimin e mercenarëve pas vdekjes së shefit të tyre, Yevgeny Prigozhin.

Në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini të premten, Presidenti Putin i tha drejtuesit të ri Andrei Troshev se detyra e tij “është të formojë njësi vullnetare që mund të angazhohen në detyra të ndryshme luftarake, sidomos në zonën e operacionit të veçantë ushtarak” – terminologji kjo që Moska zyrtare e përdor për luftën e saj në Ukrainë.

Luftëtarët e Wagner-it nuk kanë luajtur ndonjë rol të veçantë në fushëbetejë që kur grupi mercenar mori nën kontroll qytetin lindor ukrainas të Bakhmutit në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës dhe pastaj u tërhoqën në drejtim të Moskës gjatë një rebelimi të shkurtër.

Pas dështimit të rebelimit në fund të qershorit, pati shumë spekulime rreth të ardhmes së grupit mercenar, që u ngrit në njërin nga elementet më të specializuar të forcave ruse të angazhuara në luftën në Ukrainë. Shumë vëzhgues presin që ky grup të përfshihet brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe komentet e Presidentit Putin si duket konfirmojnë se një proces i tillë po ndodh.

Zoti Troshev është oficer ushtarak në pension, që luajti rol udhëheqës në Wagner që nga krijimi i grupit në vitin 2014. Ai është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian për rolin e tij në Siri si drejtues ekzekutiv i grupit.

Zëvendësministri i mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov ishte i pranishëm në takimin e zotit Putin me zotin Troshev, shenjë që mercenarët e Wagner-it ende shërbejnë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes. Në një konferencë shtypi me gazetarë të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se zoti Troshev tani punon për Ministrinë e Drejtësisë dhe i referoi pyetjet e gazetarëve për kthimin e mundshëm të Wagnerit në Ukrainë tek ushtria.

Si duket takimi reflektoi planin e Kremlinit të zbarkojë sërish mercenarët e Wagnerit në vijën e frontit në Ukrainë pas rebelimit të shkurtë dhe vdekjes në rrethana të dyshimta të drejtuesit të grupit, Prigozhin dhe bashkëpunëtorëve të tij në përplasjen e avionit më 23 gusht. Armata private që dikur në radhët e veta numëronte dhjetëra mijëra pjesëtarë është mjet i vlefshëm në duart e Kremlinit.

Kryengritja e 23-24 qershorit kishte për qëllim përjashtimin e udhëheqjes së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, të cilën zoti Prigozhin e fajësonte për shpërdorim të luftës në Ukrainë dhe për përpjekjet për ta futur Wagner-in nën kontroll. Mercenarët e tij morën nën kontroll selinë ushtarake jugore të Rusisë në Rostov-mbi-Don dhe pastaj vazhduan drejt Moskës para se të ndërpriste papritmas kryengritjen.

Presidenti rus Putin i quajti ata “tradhtarë”, por Kremlini shpejt negocioi një marrëveshje që i dha fund kryengritjes në këmbim të amnistisë nga përndjekja penale. Mercenarëve u dhanë mundësi të zgjedhin të pensionohen nga shërbimi, të largohen në Bjellorusi apo të nënshkruajnë kontrata të reja me Ministrinë e Drejtësisë.

Në muajin korrik, zoti Putin tha se kishte takuar 35 komandantët e Wagner-it, përfshirë zotin Prigozhin, dhe u kishte sugjeruar që të vazhdojnë të shërbejnë nën komandën e zotit Troshev, i cili mban nofkën “Flokë thinjuri”, por zoti Prigozhin atë kohë refuzoi ofertën.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se qindra ish pjesëtarë të Wagner-it kanë filluar të zbarkojnë në Ukrainë për të luftuar me ushtrinë ruse ose me grupet ushtarake private.

Veteranët e Wagner-it, sipas tyre, janë të përqendruar përreth Bakhmutit, ku përvoja e tyre do të konsiderohej e rëndësishme për shkak të njohurive me vijën e frontit dhe taktikat e ushtrisë ukrainase të fituar nga lufta dimrin e kaluar./VOA



1 Comment

  1. STRATEGJIT E ANGAZHIMEVE PERPALL SISTEMIT DHE FUNKSIONIT NDERGJALLESOR .SFIDOJN CDO ANGAZHIM NJERZOR NE PADREJTESI PERVET TE VERTETES thotë:

    HOHIM SE ME NGUT PADREJTESIJA KAPERCEJ KUFIT E MARRVESHJEVE LIGJEVE NDERKOMBETARE DUKE U BER SISTEM JETE PER GRUPET E INTERESIT NE KONKURENC GLOBALE.JAN HELLUR NE SULM FRONTAL PER TE ARRITUR GJITHCKA DESHIROJN ,NJERI DON TE BEHET CAR DHE TJETRI MBRET NJERI DON TE SUNDOJN BOTEN KA KRIJUAR NJE SISTEM VEPRIMIT TE KOMPLETUAR DHE MENDON SE DO BEHET I PARI ME CDO MUNDESI DERI TEK ME I VOGLI ESHTE NATYRA NJERZORE DHE PSE I DOBET DON TE NGJITET NE MAJE POR DE FAKTO GJITHA KETO GRUPE NDERNJERZORE SHKATRROJN NJERITJEWTRIN E PSE SEPSE KRIJIMI SISTEMI FUNKSIONIT NUK JU PERGJIGJET EGOS TYRE NUK U JEP MUNDESI ASNJEHER TE GJITHA KETO NIVELE DHE GRUPE INTERESI NUK PRANOJN TE LEXOJNE DHE BINDEN EDHE NGA FAKTET E ZHVILLIMIT SE SUKSESET ZGJILLJET KRIJIMI FUNKSIONI GJITHCKA VLERAT RENDIMENTI GJITHCKA KAN LILLJE ME ZOTIN E BOTNAVE KRIJUESIN E GJITHCKAJE LE TA LEXOJME LE TA KUPTOJME DHE LE TI PERSHTATEMI KETI KRIJIM UDHZIM SE NDRYSHE PO NA BEN TE PERSHTATESHEM PER PERCAKTIMIN E KRIJUAR ME FORMEN E PERSHTATJES QE KEMI ZGJELLUR SI KARAKTERISTIKA ZHVILLIMI PADITURI PAQARTESI PROBLEME PA ZGJILLJE URREJTJE PERPLASJE HAKMARRJE LUFT SHKATERRIM NDESHKIM ZHDUKJE KUNDER VULLNETIT TON KETE SE DON ASKUSH POR EDHE TEK E MIRA PA FILLU ME I MADHI I VOGLI SKA DOBI PER HATER TE ZOTIT SHIHNI VETEN TE GJITH SA POSHTE KENI REN DHE DIJENI NESE JU URREJN NJERZIT JU KA URRYER I MADHI ZOT ME PARE POR NESE ZOTI JU URREN CESHTJA VISHTUIRSOHET ZOT NA RUAJ NGA NDESHKIMI HYJNOR PERSE TE ZGJELLIM KET FUND TRISHTUES PERDERI SA I MOLLI ZOT KA KRIJUAR PER NE NJE FILLIM ME PERFUNDIM TE MIRE TE VERTETEN VERTET TE GJITH KEMI NEVOJ PER OPTIMIZEM PSIKOLOGJIK DUKE FILLUAR NGA FILOZOFIJA FJALES VEPRIMIT DHE PASTRIMIT SHPIRTERORE QE SEJCILI BRENDA VETES TE TRIUMFOJNE E MIRA MBI TE KEQEN GJE GJITH SE BASHKU TE PRANOJM DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOJM PERGJEGJSIT NE KET UDHTIM HYJNOR NGA ZOTI ME KTHIM ATIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *