• |
ide | kryesore

Rama reagon në mesnatë për Kosovën, por lexon vetëm gjysmën e deklaratës së SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak para mesnatës së të premtes për situatën në veri të Kosovës. Me një mesazh në X (dikur Twitter), kreu i qeverisë shqiptare i është bashkuar një deklarate të bërë pak më herët nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Ky i fundit ishte mjaft i ashpër me Serbinë duke i bërë thirrje Beogradit të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. “Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha zoti Kirby. “I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes,” shtoi ai.

Por ndryshe nga SHBA, kryeministri Rama ka bërë një koment duke vënë shenjën e barazimit mes Kosovës dhe Serbisë duke i trajtuar të dyja vendet njëlloj.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës” – shkroi Rama.

Më herët, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara, të cilin ai e quajti “të pashembullt”.

Ai tha se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken pati një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të përcjellë “shqetësimin për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën e menjëhershme për shtensionim dhe kthim në dialog.”

Zoti Kirby tha se nuk ka ndonjë informacion më të hollësishëm lidhur me arsyet për këtë grumbullim në kufi, por… “ne po e ndjekim (situatën) dhe po flasim për këtë sot këtu, për ta bërë të qartë se sa të shqetësuar jemi …një nga arsyet pse doja ta përmendja shumë qartë sot dhe të bënim komente publike përveç bisedave private, është që t’i nxisim serbët përmes kanaleve diplomatike që t’i tërheqin ato trupa, sepse edhe vetëm nga shtrirja, përmasat e tyre dhe prania e tyre, gjendja është mjaft destabilizuese”, – tha ai.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po shohin me shqetësim përkeqësimin e ciklit të dhunës. “Së fundmi, incidenti më shqetësues ishte ai që ndodhi para disa ditësh më 24 shtator. Ai sulm ishte i koordinuar mirë dhe i planifikuar”, – tha ai. Zoti Kirby tha se po bëhet një hetim aktiv për sulmin e fundjavës së kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duan që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në atë hetim.

“Shkalla dhe shtrirja e këtij sulmi, numri i automjeteve të përfshira dhe llojet e municioneve dhe armëve lënë të kuptohet qartë për një nivel mjaft të lartë të sofistikimit dhe pajisjeve, madje edhe të trajnimit”, tha ai.

“Ky nuk është sulm që është kryer pa plan apo spontanisht nga një grup i vogël dhe llojet e armëve që janë gjetur paraqesin kërcënim për sigurinë jo vetëm të forcave të Kosovës, por edhe pranisë ndërkombëtare, përfshirë forcat e NATO-s,” tha zoti Kirby. Ai tha se Shtetet e Bashkuara presin që “të gjithë ata që ishin të përfshirë në këtë sulm të çohen para drejtësisë.”

Zoti Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të stabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë dhe konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit. “Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje”, tha ai.

Ndërkohë, zoti Kirby tha se Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan ka biseduar me Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar rreth këtyre zhvillimeve dhe për të theksuar rëndësinë e dialogut.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë intensivisht me partnerët tanë evropianë duke u kërkuar si Kosovës, edhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut për paqen nën formatin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai. Zoti Kirby tha se të dyja vendet duhet të përmbushin angazhimet e tyre ekzistuese dhe të angazhohen në këtë proces me mirëbesim. /LAPSI.al



18 Comments

    1. Mos i veni faj nuk ka njohje per asgje ti ka ber keto tema mesimi para se te zhvillohen ky mesimi e mer gjat zhvillimeve zhvillohen ngjarjet e han kush e han me pas sheh reflektimet dhe shkon pas shumices por pa ja prish pakices ka zemren e mir njelloj si vllaj tije binjak vucic

  1. Urgjent haloperidol dhe te mos thithe shume se do iki per lesh e s’do gezoje dot 10 miliarde euro qe i ka vjedhur popullit bq qe e voton!

  2. Maskara i pasktypullt dhe i shitur me pak fjale. Fajin nuk e ka ai por shoqeria e degraduar shqipetare qe lejoi nje aventurier te qeverisi kaq gjate

    1. U ngeli ora tek Saliu. Po ka me be se ky i gjati qe po sillet sikur e ka çiflikun e vet Shqiperine e Kosoven?
      Po si justifikohen pushteti i tij absolut me sebepin e Sales.
      Si nuk u shkon ndermend qe te largohet kjo klase politike me qe kete haluçinant te parin.

  3. Karuc, kjo historia e kulles nuk pi uje fare! Po fare.. Jeni bere te lodhshem! Trilloni ndonje gje te re per kete popull bq qe ha shit e Rames?

  4. Ore, SH,B,Aja po na jep udhezime si ky trapi, apo bene gabim qe nuk e perfillin fare megallomanin Rama per propozimet e ketij lugat politikani anti kombetar.Me propozimet e Rames Kosova fshi prapanicen, kurse si vellau Vucic, surrane.Andaj pabesia e ketij tradhetari tashme eshte sheshit.

  5. Rames ka filluar nuhatja politike te mos i punoje. Amerikani i thote serbise largo ushtrine e Rama si e ema e Zeqos maje Tiranes flet per Veriun e Kosoves. Rama duhet urgjetesisht te rregolloj nuhatje e te braktise serbine se ajo ishte e po reshqet perhere e me shume drejt leshit, dhe me e tmershmja ai “maloku” Kurti eshte nje hap para Rames. Uleritese!

  6. Kush eshte ky qe ben thirrje te tilla?
    Ne cfare pozicioni?
    Ky pis qe e ka zhytur Shqiperine ne korrupsion, ne krim, pergjegjesi i largimit masiv te shqiptareve, ben rolin e qelibarit qe na mendoka per paqen e barazon Kosoven me Serbine sikur te jete eskimez.
    Pjell bastarde!

  7. Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË

    1. E keni marr vesh kush eshte Saliu.
      Per kete qe eshte ne pushtet a ke gje per te thene?
      Te veprosh haptazi ne favor te Serbise, vec kryeministri yne shatlatan po e ben.
      Ta konstatosh kete akt antishqiptar, nuk te ben berishist, por njeri me 2 gram tru.
      Te etitekosh cdoked qe eshte kundra nje politike te tille si berishist eshte manipulim a justifikim i mendjeve te semura. Dava militantesh te degraduar e pa logjike te veten!

  8. Se ca lidhje ka sali berisha me kete lajm vetem disa te semure rende, po shume rende mendore e dijne. Ka folur Karo-ministri shqiptar qe mos qofte. Lexoni mire deklaraten e Karo-ministrit dhe deklaraten e zedhenesit te Dep. Mbrotjes Usa. Qeveria amerikane i ben thirrje serbise te terheqe trupat, e te ndohmoje ne hetimet qe po zhvillohen, pra amerikanet i drejtohen ne kete rast serbise, ndersa ky .ari jone i ben thirrje kosoves dhe serbise per deescalim te situates. A e kuptoni o te semuret mendore nga sindroma sb, sesa rende eshte ky palaco qe drejton shtetin
    O shoku Karo-minister behu nje here te vetme bure e mos ha MUT,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *