• |
ide | kryesore

“Veriu në kontrollin e KFOR” Ish-ministrja e jashtme e Kosovës: Rama ndihmon Vuçiçin për ndarjen!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Propozimi i Aleksandër Vuçiçit dhe Edi Ramës që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës është pritur me irritim në Prishtinë. Ish ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, gjatë një bisede me Nacionale tha se ky skenar do të ishte një “prapakthim shqetësues”.

“Prapakthimi më shqetësues në veri do të ishte skenari që do të zhvleftësonte mandatin e Policisë së Kosovës si reaguesi i parë i sigurisë në veriun e territorit të saj, por edhe do të rifuqizonte rezolutën defakto të skaduar UNSC1244 – të cilën shumë shpesh ne e kemi quajtur ‘zombie rezolutë’ e cila sot nuk përkon me realitetin politik e ligjor të Kosovës së pavarur e sovrane pas 17 shkurtit”, tha ish-Ministrja e Jashtme.

Problemet thelbësore në këtë skenar protektorati, Meliza Haradinaj Stublla i sheh tek nxitja nga Serbia dhe tek rreziku që do të pasonte për Kosovën si një shtet që nuk garanton dot kontrollin e territorit.

“Një: Nevoja për protektorat nuk vjen nga rreziku i cenimit të të drejtave të komunitetit serb në veri nga qeveria e Kosovës, por nga nxitja, financimi, e orkestrimi i dhunës, terrorizmit e investimit për konflikt më të gjerë të armatosur nga Serbia; dhe… Dy: ‘Protektorati ndërkombëtar’ për veriun do të përbënte një rrezik real që shteti i Kosovës – i njohur ndërkombëtarisht prej gjithsej 117 shteteve sovrane që përbëjnë gati 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së – do të mund të vendoste Kosovën përballë një rishqyrtimi më të gjërë ndërkombëtar të funksionimit të saj si shtet. Pa kontroll efektiv në gjithë territorin e saj, Kosova do të rrezikonte plotësimin e 1 nga 4 kritereve themelore të Konventës së Montevideos që e definojnë ligjërisht një shtet”, tha ajo.

Meliza Haradinaj-Stublla tha se kërkesa për kontroll të veriut nga KFOR-i përkon me projektin shovinisht të “botës serbe” të artikuluar nga shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin. Sipas saj, artikulli i botuar në “The Pavlovic Today” por edhe deklarimi i sërish i Ramës në kërkesë për kontroll të KFOR-it janë bërë me kërkesë të Serbisë.

“Riaktualizimi i skenarit të kahmotshëm të Serbisë për të aneksuar pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, u jetësua ditëve të fundit edhe përmes mediumeve të financuara nga Serbia duke u thirrur në burime kinse ndërkombëtare diplomatike, por edhe përmes politikanëve që për një arsye apo tjetrën – janë në linjë me qëllimet e Serbisë. Edhe konferenca e kryeministrit Rama është po në atë linjë – e dëmton interesin strategjik të Kosovës në dialog, ia mjegullon asaj pafajësinë shtetërore pas sulmit të paprovokuar terrorist nga Serbia, dhe i ndihmon pretendimit të Serbisë për ndarje të Kosovës – një qëllim të Serbisë që Rama e ka përkrahur edhe vetëm pak vite më parë përmes idesë së shkëmbimit të territoreve”, na tha Haradinaj-Stublla.

https://lapsi.al/2023/09/28/sulmi-terrorist-ne-kosove-rama-i-vjen-ne-ndihme-vucicit-edhe-nje-here-tjeter/



7 Comments

  1. Shum shum e drejtë! Por një gjë duhet që Kosova ta dijë mir, se ne Tiranë keni një klikë tradhtare dhe antishqiptare.

    1. Si shkruante i madhi NOLI . Po te duhen trima luftetar qe Botes i vene zjarr shko e merr 10 Kosovar. Kosova e di mire cfare duhet te bej prandaj o Ram mos leh kot se nuk te degjon njeri.Le qe harrova qe je rrac qeni e te vjen natyrale…

  2. EVROPA SDUHET TE BEJNE GABIME QE I KUSHTOJN FUNDOSJEN E SAJ.TE MOS DEGJOJN BINOMIN RAMA VUCIC DHE BEHET TRINOMI VETSHKATRRUS SHKENIJE LUFTE ME ZINXHIR NDERKOMBETARE thotë:

    SKA SHACE TE VEPROHET KUNDER VULLNETIT KOMBETAR .KY ESHTE NENSHTRIM DORZIM KAPITU
    ULLIM ZHDUKJE DIREKT FILLON LUFTA .PA REFERENDUM KOMBETAR NUK TEJKALOHET KEMI UDHEHEQES TE KORRUPTUAR RAMA SKA TE DREJT TE FLAS NE EMER TE POPULLIT PA PYETUR POPULLIN KFORI KA HYR NE KOSOV PER TE NDALUR LUFTEN DHE SJELLUR PAQEN .KFORI NE PRAPAVIJE NE NDIHME TE KOSOVES KUR TI KERKOHET KOSOVA ESHTE I ZOTI SHTEPIS SE ESHTE NE TOKEN E VET

  3. Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!

  4. Rama dhe Abazoviç te dy duhet te shpallen non grada nga Kosova, ky i fundit edhe nga shqiperia nen nje qeverisje tjeter jo sorosiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *