• |
ide | kryesore

“Xhindoset” Rama: Keqardhje për ata që manipulojnë me profile fallce, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Nga Edi Rama

Në kuadrin e mbështetjes së Shqipërisë për garantimin e sigurisë në veriun e Kosovës dhe marrjen e kontrollit nga KFOR-i, në këtë fazë kur rreziku i përshkallëzimit të konfliktit është alarmant, kemi komunikuar në nivelet më të larta të aleancës euro-atlantike e kemi gjetur një gatishmëri maksimale. Nga ana tjetër u kemi ripërcjellë aleatëve arsyet e moslinjëzimit tonë me deklaratën e fundit të BE-së, duke vazhduar të kërkojmë qëndrimin e tyre publik, lidhur me grupin e armatosur kriminal që vrau efektivin e policisë së Kosovës dhe lidhur me zinë kombëtare në Beograd për pjesëtarët e asgjësuar të atij grupi.

Atyre në Prishtinë që në vend se të fokusohen 100% tek sfida e jashtëzakonshme që kanë, gjejnë kohë edhe për të fryrë me fejsbuk, përmes profilesh politike apo profilesh fallco, tullumbacin e konspiracionit të “vëllaut të Vuqiqit”, duke ngatërruar për arsyet e mosarsyes së tyre kërkesën time të shpjeguar publikisht dje për KFOR-in, me paralajmërimin tim të para disa muajve për “Republikën e KFOR-it”, u kujtoj sot se:

1. KFOR-i është NATO dhe jo një forcë pushtuese për llogari të Serbisë, e as një fuqi ndarëse e territorit të Republikës së Kosovës, po përkundraze një garanci shumë e madhe në çdo rast kërcënimi!

2. Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.

3. E di çdokush të vërtetën e thjeshtë fare se në çdo rast dhe për çfarëdo nevoje të re operacionale në territorin e Kosovës, KFOR-i i harmonizon veprimet e veta me autoritetet shtetërore të Kosovës e me forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, prandaj është sa e dhimbshme, aq edhe qesharake, që edhe në këtë situatë kaq serioze për sigurinë në veriun e Kosovës, politikanë me profile publike apo me profile fallco në Prishtinë merren me të tilla manipulime të ulëta emocionesh të qytetarëve të tyre, duke deformuar qëllimisht qëndrimet e mia. Keqardhje për ta, se për trimat e biznesit politik e mediatik të Tiranës, që janë gati t’ia venë zjarrin vetë Kosovës, bashkë me Shqipërinë për përmbysjen imagjinare të “regjimit” tim, nuk kam asnjë sekondë për të humbur!



17 Comments

  1. Il ore maskara bure as burr s jeni ju , ju s dini qar flisni sot as mbas nje ore e jo me te japesh mend europes. Tutje rrace muti Serbo Rus. 🙈

  2. VERTET ESHTE PER TE NA ARDHUR KEQ PER TE DY JU BINJAKET E BADHKANIT SE MOS JU PRISHEN PLANET thotë:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO,,,,,???????_____—–úúú

  3. PRA RAMA THOTE NESE NUK E MERRE KFORI DO DERDHET SHUME GJAKE ATJE KESHTU E KUPTOJE UNE .ASHTU SIKUR KUPTOJA PARA 10 VITESH QEVERISJEN E TIJ ANTI KOSOV ANTI KOMB SHQIPTARE SEPSE ESHTE I PREGATITUR NE PARIS MIRE E MIRE PER KETE…………………

  4. Pse mos beje te fortin Rama kur manipulon gjthcka ne kete vend dhe askush nuk e kercenon politikisht ta rrezoje nga pushteti me te cilin kaperdiset si gjeli maje plehut.

  5. Mir o mir po nuk ka lezet qe Tirana nuk koordinohet me Prishtinen ne kto situata, jemi nje komb e duhet te kemi nje qendrin ne lidhje me politiken e jashtme. Nga ana tjeter dakort jam me ty per keta pseud-patriotet e Tiranes te tipit Salike Bejleri. Salikja qe del e ben patriotin me terroristin serb Rado-cici, del pastaj e beh hero e te burgosur politik terroristin grek Bejleri. Dhe ka dhe dumbabista qe duan me shum Salin se Shqiperin. Qe marrin kot si pushka e jevug e akuzojn per tradheti, kur nga ana tjeter gjejn lloj lloj justifikimesh per te mbrojtur terroristin Bejleri. Te pakten ne Kosov per ceshtjet kombetare opozita dhe pozita behen bashk, kurse Salike Bejleri behet me grekun per te rrezuar qeverin shqiptare. Qija ropt. Like floriri shkon fsheurazi ne Greqi e nxjer foto nga saranda qe te mos e kutoj njeri se kushedi pse ka qen adnej e per llogari te kujt. Qija ropt. Ndersa budallenjt e dobishem te Salikes mbrojn me shpat Bejlerin, Salikja u thot qe do bejm revolucion e pastaj shkon e ben nje kull ne ortakeri me Ramen.

  6. Shume i perkushtuar dhe i gatshem lideri suprem aq sa e ka zene ne befasi dhe Vucicin, i cili po mendon mos Rama i lexon mendjen dhe ja ploteson deshirat pa pritur ti kerkohen

  7. Ja ka bere kastile Vuçiçit per tja dhjere se ky yni eshte lederi global qe shikon larg deri ne surrel.
    Kur te pelqen vetja te duket se ke mendime te globale,dikur ky palla jone ka thene ” eshte mire te rrish ne bytha e kalit dhe dukesh sikur terheq karrocen dhe thote populli ky qenka i forte “.
    Dhe ky tani aty rri ke bytha karit dhe flet si e ema e zeqos maje karrit te kalit🤣🤣

  8. Te te mare ty ne kontroll KFOR, o qen rrugesh! Kot qe leh per mutin vucic, se Kurti nuk te pjerdh burrecet tradhetare si ti, o hale!

  9. O rrugaç,o i biri i babit vrases,o kriminel,o pederas,e njeri i degjeneruar,çpune ke ti me Kosoven e te shkerrdhevte Afrika nenen,Zahon ne bythe ?
    Bir kurve e dime qe je i zhytur deri ne fyt ne krim,llum e perversitet o drogaxhi muti !
    Duhet te dale nje djale nene te te ndaloje ligesine tende prej antishqiptari o ndyresire ?!
    Nuk tallesh dot o monster me te foluren e askujt,je asgje,nje kriminel i biri i babit te ndyre e mamase kurve !Do pesosh me keq se Gedafi Edvun rama,me keq se e meriton !Boll me Kosoven o mjeran e antishqiptar i shitur !

  10. Kfori ne Kosove eshte. E ka detyrim ligjor sipas vendimit te OKB te ruaj statkuone ne Kosove. Kfori nuk eshte pushtet civil por pushtet ushtarak Ai nuk mer periper pushtete ekzekutive civile. Veriu i Kosoves dhe e gjithe Kosova qeveriset nga pushtetaret lokal te dale nga zgjedhjet e lira e demokratike. Ushtarakish Kfori ruan sovranitetin e Kosoves. Rama do te beje “Zotin” ne nje fushe qe s’ja ka fare haberin dhe z’do tja dije per ndjeshmerite nacionale

  11. Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!Dhe nato pranoje te shtoje forcat ne Veri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *