• |
ide | kryesore

Berisha: Pse gazetari gjerman e krahasoi Ramën me Pashiqin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemagne Zeitung publikoi një analizë therrëse për Vuçiçin dhe ngjarjet ne Kosovë dhe më pas nuk e kurseu kryeministrin Edi Rama për qëndrimet ndaj Beogradit.  Martens e quajti Ramën “kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiq” për qëndrimet që ai ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës.

Pashiq është një politikan i njohur serb i fundit të shekullit ta XIX dhe fillimit të shekullit XX që ka pasur një rol të rëndësishëm në masakrat e shqiptarëve dhe sot, kreu i demokratëve, Sali Berisha komentoi këtë deklaratë të tij nga parlamenti.

“Pashiq është kryeministri i shekullit për serbët, është kryeministri me kruel, më barbar e mizor kundër shqiptarëvre në genocidët e Lumës, Manastirit, Pejës dhe të tjera gjatë luftrave ballkanike. Autor i krimeve monstruezë që Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh.

Gazetari gjerman gjen Edi Ramën 100% të krahasueshëm me Pashiqin, sepse nga dita që erdhi në pushtet dhe deri në 25 Shtator u bë avokat kryesor i të gjitha projekteve të serbomadhnisë, u bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës sa vetë Aleksandër Vuçiç. Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd në mënyrën më persistente u angazhua për projektin e copëtimit të Kosovës, ndarjes dhe copëtimit të saj.

Ndaj Majkëll Martens thotë se pas Pashiçit ai është kryeministri më i mirë i Shqipërisë. Edi Rama pasi dështoi për copëtimin e Kosovës, u angazhua për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që vendoste hegjemoninë serbe edhe në shek.XXI, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit.

A ka argat më të shpifur se ky njeri? A ka albanofob më të egër se Edi Rama? U vërsul këtë vit me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes së Kosovës. Shpalli skenar imagjinar “Donbasër”, “republika e KFOR” dhe çdo gje tjetër që e urdhëron padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

I shpalli ato kur janë antihistorike. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, vërtet kufizohet me Rusinë e Vogël, por Rusia e Vogël kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n. E provoi ç’ndodhi këto ditë se mendoi se mund të krijonte konfliktin. Pse të mos e quante Pashiq Edi Ramën Zoti Martens? Kur pas sulmit terrorist, në orën 11 të drekës, Edi Rama del dhe kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergej Lavrov, konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

Si ndjeheni ju me të? Krenarë apo të turpëruar? Jeni shqiptar apo nuk jeni shqiptar? Keni gjak shqiptari? Besoj se keni. A nuk është turp kombëtar të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiq i Shek.XXI?” tha Berisha.



2 Comments

  1. Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
    E dogji kur e mori më 1992.
    E dogji në 1997
    E dogji në 1998
    E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
    E dogji në Gërdec.
    E dogji në çdo protestë
    E tashti, do ta djegë përseri.
    U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *