• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow rikujton incidentin me ski

Paparazzi



Gwyneth Paltrow ka reflektuar së funndmi mbi gjyqin e fundit civil midis saj dhe Terry Sanderson.

Në fillim të këtij viti, aktorja, shkoi në gjykatë pasi u padit nga  Sanderson, për incidentin në shkurt 2016 ku të dy u përplasën teksa bënin ski në Valley Resort, Utah.

Tani, në një intervistë të re me The New York Times, Paltrow foli për çështjen gjyqësore, të cilën ajo e fitoi dhe iu dha 1 dollarë dhe tarifat ligjore.

“E gjithë kjo gjë ishte goxha e çuditshme. As e kam përpunuar”, tha ajo për gjyqin. “Ndonjëherë, më merr shumë kohë për të parë pas dhe për të përpunuar dhe për të kuptuar diçka.”

Në padinë e Sanderson në vitin 2019, ai akuzoi Paltrow se u përplas me të nga prapa ndërsa ajo po bënte ski me një instruktor, dhe gjithashtu pretendoi se instruktori i skive paraqiti një raport të rremë duke pretenduar se aktorja nuk e shkaktoi aksidentin në atë kohë.

Por, ajo  mohoi akuzat në një kundërpadi të paraqitur muajin e ardhshëm, duke pretenduar se Sanderson ishte ai që e goditi nga pas dhe tani po përpiqej të “shfrytëzonte famën dhe pasurinë e saj”. /Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *