• |
ide | kryesore

Nis ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor

Arkiva, Lajme, Të fundit
roaming



Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshimi të madh.

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Europian, si dhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët.

Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse.

Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik.

Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu. /monitor



7 Comments

  1. Bregu,

    S’është se ke bërë ndonjë gjë të madhe, sa i ke ulur pak.

    Moldavia i ka tarifat roaming me BE-në ZERO!

      1. Ne se edhe vete BEeeeee-ja nuk i ka tarifat zero mes vetit, turp ti vije.
        Keto tarifa jane nje lloj vjedhje e justifikusr dhe shkelje e lirive, njesoj si sitemi me viza.
        Pse nje socilian duhet te flase me nje gjenovez me tarife zero dhe nje gjenovez me nje francez nga Nica me tarife roamingu kur me banorin e Nices ai po te bertase pak, degjohet.

  2. The Roaming Regulation 2022 ((EU) 2022/612) bans roaming charges (Eurotariff) within the European Economic Area (EEA), which consists of the member states of the European Union, Iceland, Liechtenstein and Norway.

    The Commission adopted on 1 September 2023 a proposal to incorporate roaming into the EU-Moldova Association Agreement. Once all necessary steps have been completed, Moldovan visitors to the EU will be able to use their mobile phones under the same price conditions as if they were in Moldova, while travellers from the EU will benefit from the same rights when visiting Moldova. Bringing Moldova into the EU “roam like at home” area is one of the key actions of the EU-Moldova Priority Action Plan, agreed in June 2023.

  3. The Roaming Regulation 2022 ((EU) 2022/612) bans roaming charges (Eurotariff) within the European Economic Area (EEA), which consists of the member states of the European Union, Iceland, Liechtenstein and Norway.

    The Commission adopted on 1 September 2023 a proposal to incorporate roaming into the EU-Moldova Association Agreement. Once all necessary steps have been completed, Moldovan visitors to the EU will be able to use their mobile phones under the same price conditions as if they were in Moldova, while travellers from the EU will benefit from the same rights when visiting Moldova. Bringing Moldova into the EU “roam like at home” area is one of the key actions of the EU-Moldova Priority Action Plan, agreed in June 2023.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *