• |
ide | kryesore

Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin

Paparazzi



Sipas raportimeve, Anya Taylor-Joy , u martua me muzikantin 29-vjeçar, Malcolm McRae në një ceremoni luksoze në Itali.

Çifti shkëmbyen betimet këtë fundjavë para rreth 150 personave. Sipas Daily Mail përpara dasmës, dyshja – të cilët filluan të takoheshin  në maj 2021 – paguan një firmë italiane të planifikimit të dasmave, The Wedding Boutique Italy, për të organizuar ceremoninë dhe pritjen.

Aktorja dhe muzikanti e ka bërë romancën e tyre të funksionojë pavarësisht se jetojnë  në vende të ndryshme, me Taylor-Joy që punon dhe jeton kryesisht në Londër, dhe McRae e kalon pjesën më të madhe të kohës në SHBA.

Dyshja e kanë mbajtur romancën e tyre kryesisht private dhe nuk kanë folur për marrëdhënien në shtyp. Megjithatë, ajo foli për të në Vogue e në mars 2022 dhe shpjegoi se ata janë shumë mirë së bashku sepse kanë personalitete dhe pasione të ngjashme.

“Më në fund kam gjetur dikë që me kënaqësi do të ulet në heshtje me mua duke lexuar”, tha Anya në atë kohë. “Ne jemi si dy persona 80 vjeç dhe 7 në të njëjtën kohë, dhe funksionon shumë mirë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *