• |
ide | kryesore

Ra nga kalaja e Rozafës, humb jetën turisti slloven

Arkiva, Lajme, Të fundit
slloven



Një turist slloven ka humbur jetën tragjikisht në Shkodër. Policia thotë se 65-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kalaja e Rozafës. Policia e Shkodrës thotë se turisti është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës. 65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën”, – thote policia.

Ndërkohë një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *