• |
ide | kryesore

Basha e Bardhi përplasen për PD-në/ Ke marrë 2 kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë

Lajme, Të fundit



Seanca e sotme plenare nisi me debate brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përplasën në Parlament duke bërë akuza në adresë të njëri-tjetrit.

Luzlim Basha ka kërkuar në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, duke i thënë se është pjesë e aleancës së kullës.

Bardhi u shpreh se Basha duhet të japë llogari për katet që ka marrë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Kësaj akuze, Basha nuk iu përgjigj.

“U emocionava nga fjalimi. Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar. Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi.



4 Comments

  1. Secili ka katet, vilat dhe bizneset e veta..prandaj e katandiset Shqipërine kjo qe esht …vend i tmerrshëm per tu jetuar brenda normave dhe moralit njerëzor. Poooor harroni qe 2 metra do merrni tw gjith

  2. Qe luli eahte kurv kte e dime. Po edhe ti mer gaz suma paske qen kokrra baxhelles. Der dje i thoje malokut ‘e keqja e pd’ sot doli e mira e pd

  3. Ashtu të lumtë nxirrjani njonit tjetrit
    Hajdutlliqet
    Ky popull i vjedhur i nëpërkëmbur i përdhunuar paska qenë kot fare
    Shikoni italinë në 75 vjet ka nderru 70 qeveri.
    Kurse në ngelem mbrapa bythes se këtyre palacove komunisti sigurimso spiunëve.
    Do ja jepja votën me kënaqësi çdo të riu që ndërrmarrë një nismë vetëm të mos i shof keta te 30 vjetëve.
    Po kur shof se A Lapaj ka në krah gruan e deputetit demokrat vajzën e ambasadorit të enverit vallahi sme ben zemra ta votoj
    Të dalin 5 cuna e goca të papërlyer në asnjë qoshe dhe sigurisht populli do ti ndjekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *