• |
ide | kryesore

Charles Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Charles Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën



Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.

Michel në Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to, por edhe për rajonin dhe më gjerë.

Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie.

Në këtë samit, ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç para se të vendosen sanksione, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës. Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.



1 Comment

  1. Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

    Micheli sapo e ndihmoi, e cilësoi konflikt kosovë serbi rrezikon rajonin.

    Burimi i konfliktit në rajon ka qenë serbia , me sll8venet me kroatet me boshnjakët me shqiptaret bile edhe me malin e zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *