• |
ide | kryesore

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen në “Open Balkan”

Lajme, Të fundit



“Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha mbrëme ministri i Jashtëm Bujar Osmani në ‘Top Tema’ në TV Telma.

A shtoi se pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje.

“Sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen shteteve tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur”, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, theksoi Osmani.



5 Comments

  1. a din palla se ballkani hapur eshte mbylle apo eshte te top qeni i rames e flet percart.
    Dinjiteti i Kurtit e sfumoj ballkanin e hapur e ky palla ban deklarata te tilla a eshte min i jasjtem i Kosoves apo i beogradit , bravo ramame aftesist manipoluse dhe gazetarve te top qenit qe arrijne te detyrojne pallen te beje deklarate kunder vijes politike te qeverise se vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *