• |
ide | kryesore

Rama i kapur nga Vuçiçi/ Dogjani: Kurti ta shpallë non grata

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Asllan Dogjani, ka dënuar ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”.

Dogjani u shpreh se kjo deklaratë ka vulosur qëndrimin e kryeministrit shqiptar në lidhje me Kosovën dhe i kërkoi kryeministrit Albin Kurti shpalljen non grata të Ramës.

“Situata që po kalon Kosova do të kërkonte që kryeministri shqiptar të ishte sot në këtë seancë sot sepse ka kohë që ne kemi vënë re që kryeministri injoron parlamentin. Deklaratat që bën kryeministri kudo që shkon e kanë dëmtuar Kosovën. Por deklarata a djeshme që veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt vulos njëherë mirë qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës.
Dua t’i them që veriu i Kosovës është tok shqiptare, për atë tokë janë vrarë 1500 fëmijë. Duhet të dënojmë sulmin që bënë terroristët serbë në veri të Kosovës ku u vra polici Afrim Bunjaku me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Ky njeri ose nuk e do Kosovës ose është i kapur nga Vuçiç. Ndaj ose duhet ta ndalojmë të flasë për Kosovën ose kryeministri i Kosovës ta shpallë non grata, ta ndalojë të hyjë në Kosovë.” -u shpreh Dogjani



8 Comments

  1. hahaha i forte Asllani e mesoi edhe ky fjalen non grata,na keni çare trapin Kosova Kosova te gjithe patriots me bateri.

  2. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.Aslloni i salihut po i jep mend albinit te kurtajve,ceceni aslloni nga i kuq u bo blu se flamuri shkrdhente motren keti karucit asllon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *