• |
ide | kryesore

Daçiç “tërbohet” në Tiranë, nuk pranon as drekën e as foton familjare për shkak të flamurit të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Daçiç "tërbohet" në Tiranë, nuk pranon as drekën e as foton familjare për shkak të flamurit të Kosovës


Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian u mblodhën sot në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit.

Ministrat u mblodhën për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit. Por, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç zgjodhi që të bojkotojë foton familjare, sepse pas tyre ishin flamujt, ku përfshihej dhe ai i Kosovës.

Por ky veprim nuk ishte i vetmi. Ai nuk pranoi të qëndronte as në drekën zyrtare, shtruar për nder të pjesëmarrësve.

Raportohet se ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç kanë qëndruar larg njëri tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, pas ngjarjeve të fundit në veri.


7 Comments

  1. Lojra te ndyra diplomatike te serbise. Jo vetem duhen perbuzur, por duhet pergjigjur me te njejten monedhe

  2. Një copë idiot që i duket vetja supermen!!!La ardhur koha që t’ja shkulin veshët këtyre kriminelëve si Vuçic e çiçave të tjerë.

  3. kujt e nis kete mesazh te ‘koduar’Meta, por ajo qe dime eshte se me Lulzim Bashen ka kohe qe nuk behet. Ka vite, e me sa duket eshte mesazh per Berishen, qe pertej deklaratave te forta akuzuese ndaj qeverise, e ‘leshon’ nganjehere doren kur behet fjale per perfitime.O cecen Gimi nato zbatoj urdherin e rames per shtim forcash ne kosove,shko lepija bythen salihut se po dhjet tani

  4. S’ka problem se e ngushellon sulltani ne darke. Do pine raki, do kendojne ai do i tregoje barsaleta dhe ky do i beje te fala nga Vucici. Ne fund fo puthen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *