• |
ide | kryesore

Meta: Rama qëndrime skandaloze, avokati të ultranacionalistëve serbë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për qëndrime sipas tij tërësisht skandaloze që lidhen me Kosovën, që dëmtojnë Shqipërinë.

Në një reagim, Meta thekson se këto qëndrime të kreut të qeverisë shqiptare, shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte.

“Kryeministri Edi Rama është shquar gjithmonë për qëndrime tërësisht skandaloze, të dëmshme dhe provokuese, të cilat jo vetëm që nuk reflektojnë qëndrimin që ka dhe që duhet të ketë Shqipëria dhe qeveria e saj, por përkundrazi janë qëndrime që shkojnë tërësisht në interes dhe bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë, që i nxisin këto tensione dhe konflikte.”, shkruan Meta.



11 Comments

  1. Po ky pse del e flet sikur eshte i rendesishem. Ky ska me elektorat se ska me pushtet. Ky elektoratin e bente me vende pune, keshtu qe pa vende pune ska as elektorat. Ca del akoma ky.

  2. Rama eshte i vetmi qe mendon per shqiperine dhe jo si puna jote qe kur she ne pushtet e kishe mendjen vetem per te vjedhur

  3. Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët, me mbështetësit e saj”, tha ai.

    Vetëm se vështirë se mund ta përmirësojë imazhin një politikan që jo vetëm është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por dhe që bën pazare me pushtetin, për ngritjen e kullave gjigande në Tiranë.

  4. Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia, ka thënë këtë të premte se së shpejti në Kosovë do të arrijnë trupa shtesë nga Rumania, përveç përforcimeve të fundit të Britanisë së Madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *