• |
ide | kryesore

Studentët e Mjekësisë nuk i ndalin protestat, ‘në luftë’ për të mbrojtur të drejtat e tyre

Lajme, Të fundit
mjekesia-ne-proteste-655x356.jpg



Studentët e Mjekësisë janë sërish duke protestuar kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Kjo është java e dytë e vitit të ri akademik dhe ashtu si ishte paralajmëruar prej muajsh, sallat e fakultetit janë vetëm me pedagogë, sepse vetë studentët kanë zgjedhur bojkotimin e procesit studimor.

Këtë të hënë ata kanë bllokuar godinën e kuqe dhe siç kanë thënë protestat e tyre do të përshkallëzohen, duke dalë çdo ditë për të kundërshtuar këtë vendimmarrje që ndonëse ndikon drejtpërdrejtë te ta, zëri i tyre është shpërfillur nga institucionet.

Ligji i ri për Mjekësinë është kundërshtuar gjerësisht prej tyre dhe prej disa ekspertëve.

Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

“Studentët nuk kanë turp dhe janë krenarë se po luftojnë për të drejtat dhe nuk do ndalemi deri sa të arrijmë qëllimin. Këto janë bluzat e bardha dhe s’i njollos dot as një ministër dhe as një ligj idiot. Jemi fatkeq të bojkotojmë mësimin ne vend që të jemi në auditor, por jemi të detyruar.”-u shpreh një prej tyre në protestën e javës së kaluar.

Rikujtojmë se qeveria e cilësoi si çështje urgjente miratimin e ligjit në fjalë, para nisjes së vitit akademik, që sivjet filloi më 2 tetor. Për këtë arsye, nisma kaloi me procedurë të përshpejtuar në Qeveri dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për t’u miratuar në sesionin e kaluar parlamentar.

Gjithashtu në ligj parashikohet se të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *