• |
ide | kryesore

Kreu i Hamas rrëfen sulmin: Si depërtuam në Izrael

Arkiva, Planet, Të fundit



Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një lider i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi.

Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”. Ai tha se vetëm pak liderë të lëvizjes ishin në dijeni dhe se Irani dhe Hezbollahu nuk morën pjesë në planifikimin e agresionit.

“Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.

Zyrtari i Hamasit tha gjithashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.

“Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza.

Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, vijoi ai.

Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. Ai shtoi se Hamas ka marrë ndihmë nga Irani dhe Hezbollahu në të kaluarën.



9 Comments

  1. Let see the end, Amerika do zmnrapset si atehere kur vende e OPEC ulen prodhimin ne 5 % dhe cmimi i naftes kapi qiellin! Lexo injorant/e!

  2. per cfar gezohet ky kari, qe vrau ca civil? I ka numeru palestinezet e vrar pas asaj qe beri? E ka mendu qe e denoi popullin e vet me shfarrosje?

  3. Ju te Lapsit jeni prishur ne shpirt. Sot (10/10, ora 18:38) po te lexosh pacavuren tuaj duket sikur po lexon organin e shtypit te Hamasit:
    – Izraelitet qe e gjejne fajin tek Izraeli
    – Politika qe do te beje Hamasi me pengjet
    – Kreu i Hamasit rrefen si u organizua sulmi
    – Bodrumet e Hamasit plot me raketa.
    A e dini o gjakprishur qe sot u gjeten 40 foshnja nen 2 vjec me koke te prere apo familje te tera te ekzekutuara ne shtepi?
    E di qe nuk do ta publikoni komentin, por e shkruajta thjesht per t’ju treguar kush jeni.
    Race e keqe

    1. Kot me te pye a ke pare gje ndonje foto te foshnjave me koke te prere?
      Pse je kaq i sigurte qe kjo eshte e vertete?

      1. Po Holokausti eshte i vertete mo?!

        Po prandaj po vuan edhe me ato ceshtjet e punes ti, se je rrote kari ne berthame!

    2. Po kur gati para nje viti kta te lenduarit vran e prene femije palestinez a u indinjove kshu ti zotrote? Dhuna kurre nuk eshte zgjidhje por duhet mbajtur qendrim i drjte! Askush nuk ja terhoqi veshin izraelit ateher! Ne kte bote korr cfar mbledh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *